Qeveria e kancelares Angela Merkel duhet të rrisë 10 herë investimet në infrastrukturë në krahasim me skicën e paraqitur në planin buxhetor 2014-17 për të ndihmuar anëtarët e rajonit të euros sikundër është Italia, tha se Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Gjermania ka liri veprimi për të rritur shpenzimet në’artikuj’ të tillë si mirëmbajtja e rrugëve dhe urave me gjysmë pikë përqindje të PBB-së në vit gjatë katër viteve, barazuar në më shumë se 50 miliard euro (67.6 miliard dollarë), pa shkelur angazhimet e saj për reduktimin e borxhit, referoi FMN-ja në raportin rreth ekonomisë gjermane. Qeveria e Merkel planifikon të shpenzojë 5 miliard euro deri në vitin 2017 me qëllim që të rregullojë infrastrukturën e ‘rrënuar’.