Negociatat e huadhënësve botërore me Greqinë, të cilat kanë qenë duke lëvizur me “zvarritje” kohët e fundit, kanë fituar disa “pikë” por mbetet ende një rrugë e gjatë për vijën e finishit, kështu është shprehur kreu evropian i Fondit Monetar Ndërkombëtar, për një gazetë gjermane.
Athina ka qenë e mbërthyer në negociata me partnerët e saj të eurozonës dhe FMN-në, mbi reformat ekonomike të kërkuara nga huadhënësit e saj, për të zhbllokuar fondet e mbetura e ndihmës.
“ Ka pasur pak më shumë shtysë në bisedimet midis tre institucioneve dhe qeverisë greke për disa ditë”- kështu shkruan e përditshmja Handelsblatt, deklaratë nga Pol Thomsen, duke iu referuar 3 institucioneve: Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe FMN-së.
“Ky është një zhvillim i mirë dhe na jep arsye të shpresojmë”, tha Thomsen, drejtor i departamentit të FMN për Evropën dhe kreu i programit të saj me Greqinë.
Por ai shtoi se ata mbetën “larg nga objektivi” dhe shumë më tepër shtysë është e nevojshme në bisedime, për një marrëveshje që do të arrihet në kohë.
Por, kjo nuk është deklarata e parë e ndërkombëtarëve për gjendjen ekonomike Greke dhe rrugën e saj drejt përmirësimit (ose jo).
Dy ditë më parë, edhe Sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew, i bëri thirrje Greqisë “të studiojë me kujdes çdo tregues të buxhetit”, për të patur një plan reformash të kënaqshëm për kreditorët e huaj.”
Lew deklaroi se mendon se Greqia ndodhet në momentin kur duhen shqyrtuar me kujdes detajet dhe se çështjet nuk zgjidhen me fjalime dhe as me retorika, por me shumë punë.