FMN kërkon që mos të ketë premtime për rritje të pagave

18/05/2017 10:27 AM 0 komente
fmn

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 11 qershor, përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në Kosovë, Ruud Vermeulen, ka kërkuar maturi në zotime fiskale.

“Tani, është e rëndësishme që të sigurohen veprime të fuqishme të politikave, duke përfshirë disiplinë fiskale, meqë ato janë thelbësore për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave dhe për të trajtuar papunësinë e lartë në vend. Të gjitha zotimet fiskale dhe veprimet përkatëse duhet të jenë në përputhje me rregullën fiskale dhe ligjin për pagat e sektorit publik”, thuhet në deklaratën për media të Vermeulen, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, lidhur me statusin e programit të mbështetur nga FMN, duke pasur parasysh zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruara për muajin e ardhshëm, Fondi vazhdon të jetë i përkushtuar në mbështetjen e Kosovës gjatë mandatit të tij, si dhe është i gatshëm të angazhohet me qeverinë e re pas zgjedhjeve.

“Gjatë dy viteve të kaluara, objektivat e përgjithshme të programit kanë qenë përmirësimi i situatës fiskale, ruajtja e stabilitetit financiar dhe krijimi i kushteve për rritje të qëndrueshme“, thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të FMN-së në Kosovë Ruud Vermeulen. /Telegrafi/

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz