TIRANE – Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga shefi Nadeem Ilahi, për më shumë se një orë zhvilloi një takim me drejtuesit e Bankës së Shqipërisë në lidhje me situatën makroekonomike dhe rolin e bankës qendrore ne mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e sektorit bankar dhe atij monetar.
Nuk mund t’i shpëtonte vëmendjes së FMN edhe skandali i vjedhjes në thesarin e Bankën e Shqipërisë, duke marrë parasysh që ka qenë ky institucion që i ka rekomanduar që prej vitit 2006 Bankës se Shqipërisë se duhet të përmirësonte mënyrat e auditit te brendshëm, këshillë që duket se nuk është ndjekur.
“Vjedhja, një incident serioz. Ne shohim që kjo është një çështje penale mbi te cilën po hetohet. Ne mendojmë se qeveria dhe të tjerët duhet të presin që të plotësohen hetimet penale për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe vetëm atëherë mund të merret një vendim për të ardhmen. Kjo vlen edhe për qëndrimin ndaj drejtuesve të Bankës. Ndërkohë, duhet të keni parasysh se ka një ligj për Bankën e Shqipërisë që aplikohet. Ka kaluar në Parlament pak vite më parë dhe është një ligj që i ka shërbyer mesë miri Shqipërisë në krijimin e institucionit qe arsyeshëm, ka pavarësi dhe ka funksionuar në stabilitetin makroekonomik e financiar. Në të njëjtën kohë ka kërkesa për të hequr drejtuesit e bankës. Unë mendoj se e gjithë kjo duhet të bëhet në atë çfarë thotë ligji dhe duhet bërë duke ndjekur atë ligj, kështu që ne jemi të sigurt se besueshmëria e institucionit është e ruajtur” u shpreh Ilahi pas takimit ne selinë e Bankës së Shqipërisë.
Ndërkaq, më 8 Shtator pritet të ketë një konferencë të përbashkët për media nga ana e FMN-së dhe Guvernatorit Ardian Fullanit si dhe Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.