Një çerek shekulli pas rënies së Komunizmit, progresi drejt mbylljes së hendekut në të ardhurat mes Evropës Lindore dhe Perëndimore ka ‘mbetur në vend numëro’, dhe në disa raste po ecën në drejtim të kundërt me rrymën, deklaroi të premten FMN.
Në një raport të veçantë në përkujtim të 25 vjetorit që nga rënia e Murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989, FMN-ja tha se gjatë kësaj periudhe, shumica e ish vendeve komuniste kishin pësuar ‘një transformim dramatik,’ që përfshin ‘ri-integrimin’ e tyre në ekonominë globale dhe ‘i përmirësime të mëdha në standartet e jetesës. ‘
Por ajo pranoi se shumë prej këtij progresi ishte arritur në prag të krizës financiare, kur rritja në pjesë të mëdha të rajonit u nxit nga huamarrja e huaj për të financuar konsumin dhe ndërtimin.
Fondi vlerësoi se midis viteve 1995 dhe 2008, të ardhurat në të gjithë rajonin po arrinin drejt së njëjtës linjë me të ardhurat mesatare të Bashkimit Evropian në një normë prej rreth 1 pikë përqindjeje në vit, nga rreth 35% në gati 50%. Megjithatë që nga kriza financiare, është bërë pak progres, në krahasim me disa ekonomi në zhvillim.
FMN paralajmëroi se me një rritje ekonomike e cila ka të ngjarë të mbetet e dobët në Evropën Qendrore dhe Lindore gjatë viteve të ardhshme-një trend që mund të përkeqësohet nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës- progresi i mëtejshmë gjason të jetë i ngadaltë.
“Përkundrejt ekonomive të avancuara, shumica e vendeve të rajonit nuk janë përballur me progress ose kanë përjetuar rënie,’ tha FMN. ‘Në të kundërt të ardhurat relative në Azi, kanë vijuar të rriten fuqishëm, edhe pse nga një nivel shumë i ulët.’
Gjatë një fjallimi në Varshavë, Zëvendës Drejtori Menaxhues i FMN-së, David Lipton tha se zvarritja e konvergjencës mund të ndezë një reagim të ashpër kundër progresit të arritur në transformimin e ekonomive të centralizuara në ekonomi të tregut.
” Rajoni rrezikon një rreth vicioz të rritjes së dobët, zhgënjim dhe tërheqje nga politikat e orientuara të tregut ” thotë z. Lipton.
Fondi nuk është i vetëm në cilësimin e një pamje të zymtë të perspektivave ekonomike të rajonit. Në fund të vitit të kaluar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim arriti në përfundimin se reformat politike dhe ekonomike që pasuan rënien e komunizmit ‘kishin mbetur në vend numëro’ dhe paralajmëroi se vendet e rajonit nuk mund të përputhen kurrë me nivelet e të ardhurave që janë të zakonshme për Evropën Perëndimore.
FMN vuri gjithashtu në dukje një lehtësim në ritmin e reformës në krahasim me dekadën e parë post-komuniste.
“Vrulli reformës është … prirur të ngadalësohet gjatë viteve, ‘tha Fondi. ‘Vendet kanë bërë kryesisht ë përparim të shpejtë në vitet 1990, por për shumicën e kohës, dekada e fundit është përballur me pak ndryshime, madje edhe në rastet kur procesi i tranzicionit është ende larg përfundimit.’
FMN tha se për të ‘rigjallëruar’ procesin e rritjes së të ardhurave më afër niveleve evropiane perëndimore, dhe për të zvogëluar rrezikun e rënies sërishmi në krizë,’ vendet duhet të nisin aplikimin e një serie të re reformash . Ata duhet t’i japin prioritet uljes së deficiteve buxhetore dhe borxheve të qeverisë, si dhe të trajtojnë rritjen e nivelit të kredive të këqija bankare. FMN i kërkoi gjithashtu qeverive që të lehtësojnë kushtet e operimit dhe investimit për bizneset.
Por, për shumë vende, shtysa kryesore për reforma nuk është më e pranishme. Gjatë raportit, z. Lipton vuri në dukje se dëshira për t’u bashkuar me BE-në ka përforcuar vendosmërinë e qeverive të njëpasnjëshme për të bërë ndryshime të mëdha ekonomike.
‘Oferta historike nga Bashkimi Evropian për vendet e rajonit ka siguruar një tërheqje gravitacionale që ndihmoi hartuesit e politikave të justifikojnë dhe të zbatojnë hapat e vështirë të reformave,’ ka shkruar z. Lipton.
Kjo mund të reflektojë elementin për të ‘lëvizur’ pas përpjekjeve për të përmbushur kërkesat e anëtarësimit në BE, ‘tha Fondi.
FMN-ja vuri në dukje se reformat kanë qenë ‘më të vështira për të avancuar përballë opozitës nga të brendshmit që përfitojnë nga marrëveshjet ekzistuese.’
Në fjalën e tij, zoti Lipton tha se me normat aktuale të rritjes, në 25 vjet të tjerë, vendet e rajonit do të kenë të ardhura mesatare të barabarta në rreth dy të tretat e atyre në Evropën Perëndimore. Megjithatë, rritja në normën e rritjes ekonomike në të gjithë rajonin prej një pikë përqindjeje do të mbyllë hendekun e të ardhuravederi në vitin 2039.
‘Le të jetë ky një objektiv,’ tha z. Lipton.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.