Por, fondi paralajmëron për rreziqet: kompensimi i pasurive, stoku i madh i projekteve të investimeve të pabuxhetuara si dhe niveli i lartë i huave me probleme duhet të adresohet në mënyrë domethënëse dhe forcë, në mënyrë që të rigjallërohet kredia e bankave për sektorin privat…
FMN ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e rishikimit të dytë dhe të tretë të marrëveshjes me Shqipërinë dhe miratimin e disbursimit të kredisë prej 58.8 milionë euro, që e çon disbursimin total në rreth 117.7 milionë euro.
Pas diskutimeve të Bordit për Shqipërinë, z. Min Zhu, zëvendës drejtues dhe kryetar në detyrë, tha:
“Rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare duket se është në rrugën e duhur edhe pse rreziqet vazhdojnë. Autoritetet meritojnë vlerësim për një zbatim të suksesshëm të politikave gjatë vitit të parë të marrëveshjes, në bazë të mekanizimit të zgjatur të Fondit. Vazhdimësia në zbatimin e axhendës së reformave strukturore do të jetë thelbësore në mënyrë që të reduktohen zhbalancimet makroekonomike dhe rritjen e standardeve të jetesës.
“Angazhimi i autoritetetve për të rritur qëndrueshmërinë e borxhit, siç është reflektuar dhe në buxhetin e tyre për 2015-n, është e mirëpritur. Do të jetë e rëndësishme të adresohen rreziqet fiskale që vijnë nga kompensimi i pasurive dhe stokun e madh të projekteve t ëinvestimeve të pabuxhetuara.
“Përpjekjet e para të autoriteteve për të reformuar sektorin e energjisë janë inkurajuese. Zbatimi i qëndrueshëm i këtyre reformave në afatin e mesës është i nevojshëm, pasi ato janë jetësore për qëndrueshmërinë fiskale. Vendimi i qeverisë për të kompensuar grupet sociale të dobëta për rritjen e tarifave të energjisë është i mirëpritur.
“Politika e autoriteteve për lehtsim gradual të politikës monetare është e përshtatshme në përballimin e presioneve deflacioniste, në një kohë që shmangen rreziqet për stabilitetin financiar. Sigurimi i pavarësisë së bankës qendrore dhe fuqizimi i mbikëqyrjes së saj do të jenë të rëndësishme për ruajtjen e besueshmërisë së saj.
“Niveli i lartë i huave me probleme duhet të adresohet në mënyrë domethënëse dhe forcë, në mënyrë që të rigjallërohet kredia e bankave për sektorin privat. Duhet një vigjilencë e vazhdueshme për të siguruar që secila bankë të plotësojë kushtet e kapitalit dhe likuiditetit dhe të menaxhojë rrezikun në mënyrë të përshtatshme,” tha z. Zhu.