Në kushtet kur borxhi publik nuk po frenohet sipas zotimeve që qeveria mori në fillim të mandatit të parë për ta çuar treguesin 60 për qind para 2020, Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon rritje tjetër taksash në mënyrë që qeveria të jetë e aftë të përballojë shpenzimet primare dhe pagesat e borxhit.
Në raportin e parë postmarrëveshje FMN rekomandon se konsolidimi fiskal duhet të mbështetet nga masat shtesë në të ardhurat tatimore.
FMN i sugjeron qeverisë që të rrisë akcizën dhe taksat tek nafta me ritmet e inflacionit. Kështu nëse inflacioni mesatar i vitit 2018 është 2 %, Fondi sugjeron që në këtë masë të rritet akciza, taksa e qarkullimit mbi naftën, dhe taksa e karbonit.
Gjithashtu Fondi i sugjeron qeverisë shqiptare që të zgjerojë bazën e TVSH-së tek ilaçet, shitjen e banesave të reja, arsim dhe sektorët e përjashtuar të turizmit.
FMN këshillon që të rikthehet taksat në biznesin e vogël dhe pragu i përjashtimit mbi pagat e ulta të ulet ne nivelin e pagës minimale 24,000 lekë nga 30,000 leke që është aktualisht.
FMN sugjeron zgjerim të bazës së taksave mjedisore dhe reduktimin e informalitetit.
Misioni i FMN-së mirëpriti progresin në krijimin e një kadastre fiskale dhe hapat drejt taksimit të pronës bazuar në vlerë, por theksoi nevojën për përpjekje të mëtejshme për të siguruar zbatimin e duhur te ligjit. Për më tepër, Fondi thekson se, këto reforma nuk duhet të dëmtohen nga masat e reja që rrënojnë bazën tatimore.
FMN raporton se autoritetet shqiptare kanë theksuar angazhimin e tyre për të vazhduar me konsolidimin fiskal, por me një ritëm më të ngadalshëm se sa rekomandohet nga stafi.
Qeveria i ka raportuar FMN se po zbaton një plan monitorimi në ekzekutimin e buxhetit dhe grumbullimin e të ardhurave, si dhe është duke ndërmarrë masa kompensuese për të arritur objektivin e përgjithshëm të deficitit prej 2 për qind të PBB-së në vitin 2018.
Por qeveria shqiptare nuk ka pranuar të rrisë taksa më shumë se ato që janë parashikuar më 2018. Qeveria shqiptare ka pranuar gjithashtu se mund të arrijë të objektivin 60 për qind të borxhit në raport me PBB-në.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Kjo është fiks rruga e skllavërisë për Shqipërinë.
FMN mos na jape ide per shtrengimin e litarit ne fyt se sic ka nisur ky vend ose do boshatiset do ikim te gjithe, ose varferi dhe mizerje apo ndonje revolucion tipik francez me gijotina ne mes te Tiranes se na ka ardhur shpirti ne maje te hundes nuk durojme me. Taksa…taksa….taksa. Asnje sherbim ose permiresim jetese, pagat si ne Afrike cmimet si ne Europe. Klasa feudale mesjetare parapolitike sa vjen e shton vilat pasurite nga grate e “shkathta” promotore dhe inovatore te biznesit e teknologjise?!!!!! Identifikoni, zbuloni, dhe publikoni pasurite e medha me burim vjedhjen dhe grabitjen e popullit… Read more »