Pas rishikimit të fundit të agjencisë ndërkombëtare për vlerësimin e kredive “Fitch” të rritjes së Turqisë të bërë në fillim të tetorit, një rishikim tjetër erdhi edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Në raportin e Perspektivës Ekonomike Botërore të publikuar në tetor 2017, FMN-ja e rishikoi në mënyrë pozitive pritshmërinë e rritjes ekonomike për Turqinë për periudhën 2017-2018. Ndërkaq në raportin e publikuar në prill 2017, FMN-ja pritshmërinë e saj të rritjes ekonomike për Turqinë e kishte publikuar me 2,5%, ndërsa në raportin e tetorit ky nivel u ngrit në 5,1%.
Në qoftë se përqendrohemi në arsyet e rishikimeve të njëpasnjëshme të bëra nga FMN-ja, shohim se shifrat e rritjes së Turqisë të arritura në çerekun e parë të këtij viti arsyetohen me gjallërimin e kapur me eksport dhe me politikat ekspansioniste fiskale. Nuk duhet harruar edhe Fondi për Garantimin e Kredive, që është nj prej burimeve më të rëndësishme të kësaj rritjeje që u arrit në gjysmën e parë të këtij viti. Përkrahja që i dha Fondi për Garantimin e Kredive bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha dhe bankave u pasqyruan qartë në shifrat e prodhimit dhe u bë një prej arsyeve kryesore të zhvillimeve në sektorin industrial. Në këtë mënyrë u shënua një rritje e konsiderueshme në eksport që paraqet njërin prej dinamikave më të rëndësishme të rritjes.
Në këtë kontekst ngritja e parashikimeve të rritjes nga ana e FMN-së për Turqinë, e cila në çerekun e parë të vitit 2017 shënoi rritje me 5,2% dhe në çerekun e dytë 5,1%, është një vendim me vend. Këto zhvillime në ekonominë e Turqisë bënë që agjencitë botërore, të cilat i japin drejtim ekonomisë siç është edhe FMN-ja, të bëjnë revizione pozitive. Në këtë kontekst mund të themi se në tregjet ndërkombëtare i jepet vend vlerësimeve më të drejta për një vend në zhvillim siç është edhe Turqia. Gjithashtu në raport, ku parashikimi për rritje ekonomike të vendeve në zhvillim është bërë në nivelin 4,6%, Turqia doli mbi parashikimin e bërë. Kjo tregon një performancë të suksesshme të rritjes së Turqisë në mesin e vendeve në zhvillim./ TRT Turkey