FMN rishikon me rritje perspektivën ekonomike për Turqinë

14/11/2017 11:31 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

FMN-ja publikoi të hënën Raportin e rishikuar mbi Perspektivën Ekonomike Rajonale (REO) të Europës. Në këtë raport paraqiten konstatimet dhe parashikimet e ekonomistëve të FMN-në për vendet europiane, mes të cilave renditet edhe Turqia.

Pasi rikujtohet se në Raportin mbi Perspektivën Ekonomike Botërore, publikuar muajin e kaluar, parashikimi për rritjen e sivjetme të ekonomisë turke ishte rritur nga 2,7 në 5,1 për qind; në raportin e ri theksohet se revizioni më i dukshëm është ai në lidhje me Turqinë.

“Duke marrë parasysh momentin e rritjes së fuqishme në Turqi, nevojitet një rivlerësim i shkallës së mbështetjes së politikës financiare dhe një plan i besueshëm për konsolidimin afatmesëm (rritjen e maturitetit afatmesëm të borxhit)”, këshillon raporti i rishikuar i FMN-së.

Raportin i FMN-së mbi Perspektivën Ekonomike Rajonale të Europës nënvizon se parashikimi për rritjen ekonomike të Turqisë në vitin 2018 është 3,5 për qind, kurse në Europë rritja në terma kohorë afatmesëm dhe afatgjatë do të jetë me kah negativ./TRT

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz