Gjatë viteve 2007-2013, BE shpenzoi më shumë se gjysmë miliard euro për të ndihmuar Shqipërinë për reformat në tërësi, ndërsa në gjashtë vitet e ardhshme, kjo shumë pritet të arrijë në 650 milionë euro. Por, sa ka arritur të përfitojë vendi ynë? Çfarë gabimesh janë bërë? Çfarë na ka penalizuar? Ekspertët rendisin disa, si ngërçet politike, mungesën e trajnimeve dhe investimeve të mjaftueshme për kapacitetet njerëzore, por edhe korrupsionin e informalitetin. Ata thonë se sfida më e madhe vjen tani, kur për të marrë sa më shumë para nga BE-ja, do të duhet tëkonkurrohet me projekte në fusha të ndryshme. Nuk ka vend për humbje kohe dhe në të kundërt, parave do t’u duhet t’iu themi “lamtumirë”.
Nga Elona Bedalli
Që prej vitit 2007, Instrumenti i Paraaderimit (IPA) mbështet vendet kandidate dhe kandidate potenciale të përfshira në procesin e Stabilizim-Asociimit që të përmbushin kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Europian (BE). Ky instrument i unifikuar financiar pasoi programin CARDS dhe një sërë instrumentesh ekzistuese dhe është i organizuar në 5 komponentë. Duke qenë se Shqipëria deri në vitin 2013 nuk gëzonte statusin e vendit kandidat, ajo përfitoi vetëm nga 2 komponentët e parë të IPA-s: Komponenti I – Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve dhe Komponenti II – Bashkëpunimi Ndërkufitar. Me ndryshimin e programit IPA (pavarësisht marrjes sëstatusit kandidat)Shqipëria, sikundër edhe vendet e tjera që janë pjesë e procesit, kanë akses nëtre komponentët e tjerë.
Me mbylljen e ciklit të parë të programit IPA 2007-2013 dhe nisjes së programit IPA 2014 – 2020 ende pak dihet se ku, si dhe tek kush, ka shkuar kjo mbështetje në Shqipëri. Janë ndërmarrë disa studime, po shifrat nuk janë shumë të qarta.
EMA(Lëvizja Europiane në Shqipëri) në një studim të saj nënvizon se institucionet europiane shpesh kanë përmendur një shifër që llogaritet nëmbi 275 milionë euro qëi janë alokuar Shqipërisë ndër vite. Ndërsa gjatë vitit 2013, vetëm për Komponentin I të IPA-s, për projekte asistence ose investimi në fusha të rëndësishme të infrastrukturës dhe rritjes së kapaciteteve, janë alokuar rreth 84 milionë euro.
Në përgjithësi, fokusi vihet gjithnjë te shifrat makro dhe madje shoqërohet në disa raste dhe nga spekulime pa shtjelluar sesi Komponenti I i IPA-s realisht ka kontribuar (ose jo) në forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Mbështetja e ofruar nga IPA kulmon me miratimin e një marrëveshjeje financiare, në të cilën parashikohen me detaje kushtet për zbatimin e projekteve të një viti të caktuar. Duke filluar nga viti 2007 janë7 marrëveshje të nënshkruara, të cilat, në përgjithësi, janë zbatuar sipas kushteve të paracaktuara. Afati për kontraktimin e zbatimit të projekteve zakonisht është tre vite pas datës së nënshkrimit të Marrëveshjes. Ndërsa afati për përfundimin e zbatimit është dy vite pas datës së fundit të kontraktimit.
Një element shumë i rëndësishëm për miratimin dhe zbatimin e projekteve është edhe sigurimi i bashkëfinancimit nga institucioni përfitues shqiptar. Bashkëfinancimi varion nga 20% të vlerës së kontratës për investime në infrastrukturë, në 15% për investimet në pajisje dhe 10% në rastet kur projekti ka të bëjë me asistencë teknike. Nëpërmjet bashkëfinancimit synohet që të rritet roli i përfituesve në zbatimin e projektit. Përveç bashkëfinancimit të siguruar nga përfituesi shqiptar për disa projekte, një pjesë e financimit mund të jetë nga institucionet financiare ndërkombëtare (banka) ose nga organizata të tjera ndërkombëtare.
Nga programet vjetore IPA janë mbështetur 109 projekte. Nga viti 2007 deri në vitin 2010, programi është bërë në bazë të tre kritereve të Kopenhagës, duke i ndarë projektet në ato që ofronin mbështetje për kriterin politik, kriterin ekonomik dhe standardet europiane.
Projektet
Në periudhën 2011-2013, programi është bazuar në gjashtë sektorë kryesorë: drejtësia dhe çështjet e brendshme; reforma në administratën publike; transporti; mjedisi; zhvillimi social dhe bujqësia;zhvillimi rural. Mbështetje është ofruar edhe për pjesëmarrjen e institucioneve shqiptare në programet e BE-së, në fushën e arsimit, kulturës, shoqërisë civile etj.
Projektet, të cilat janëmbështetur nga programi IPA, mundtëofrojnë asistencë teknike nëpërmjet forcimit të institucioneve ose projekte infrastrukturore. Në fakt, qëllimi primar i komponentit I të IPA-s është mbështetja institucionale, por për shkak të infrastrukturës së dobët në Shqipëri, kjo mbështetje është ofruar edhe në projekte infrastrukturore.
Pjesa më e madhe e fondeve ka shkuar për projekte infrastrukturore, për shkak të kostos së lartë që kanë këto projekte, por në fakt, numri i projekteve është më i madh në fushën e asistencës teknike. Kështu, p.sh.: në programin IPA 2012 janë mbështetur 16 projekte, nga të cilat 11 kanë ofruar asistencë teknike dhe vetëm 5 kanë mbështetur infrastrukturën. Megjithatë, shuma financiare për projektet infrastrukturore ka qenë më e madhe se ajo për projektet e asistencës teknike: 46.7 milionë euro për infrastrukturën dhe 34.9 milionë euro për asistencë teknike.
Studimi i EMA-s evidenton se planifikimi dhe zbatimi i projekteve deri më tani është shoqëruar me problematika të ndryshme.
Bashkëfinancimi është një ndër detyrimet që duhet përmbushur nga të gjitha institucionet përfituese të projekteve. Shuma e bashkëfinancimit është 15% për projektet infrastrukturore, 10% për projektet e asistencës teknike dhe 5% për projektet e binjakëzimit. Kjo shumë parashikohet gjatë fazës së hartimit të projektit, duke përcaktuar qartë edhe aktivitetet të cilat do të zbatohen nëpërmjet bashkëfinancimit. Mosplanifikimi në kohë apo mungesa e buxhetit për bashkëfinancimin ka çuar në mosrealizimin e disa aktiviteteve, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në zbatimin e të gjithë projektit. Për shkak të situatës së krijuar nga kjo problematikë, duke filluar nga viti 2011, sigurimi i bashkëfinancimit është konsideruar si parakusht për miratimin e një projekti.
Pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
Në nenin 26 të ligjit nr. 9840, datë 10.12.2007 “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane për rregullat e bashkëpunimit për asistencën për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të Instrumentit të parazgjerimit (IPA)” parashikohet se: Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe në një Marrëveshje Sektoriale apo Marrëveshje Financiare, tarifat doganore, taksat e importit apo tatime të tjera me efekt të barasvlefshëm, nuk janë të zbatueshme për IPA-n. Por, duke qenë se legjislacioni shqiptar detyron çdo kompani të bëjë pagesën e TVSH, e cila më pas rimbursohet, ky rregull është zbatuar edhe për pagesat e bëra në kuadër të projekteve të financuara nga IPA. Ashtu sikurse në rastin e bashkëfinancimit, disa institucione nuk e kanë planifikuar këtë pagesë, duke ndikuar në vonesën e realizimit të aktiviteteve për disa projekte. Të gjendur në situata problematike, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendime përkatëse për alokimin e fondeve shtesë, nga buxheti i institucioneve përfituese apo nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
Sigurimi i lejeve përkatëse për projektet infrastrukturore dhe pronësia mbi truallin janë gjithashtu shumë të rëndësishme për zbatimin e një projekti. Për shkak të ndryshimit të shpeshtë në kuadrin ligjor për lejet e ndryshme përpara fillimit të ndërtimit, disa nga projektet infrastrukturore kanë pasur probleme në zbatimin e tyre. Duke filluar nga viti 2011 këto dy elemente janë konsideruar si parakushte për miratimin e një projekti. Institucioni përfitues (qendror apo vendor) është i detyruar që të sigurojë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm përpara se projekti të miratohet.
Bashkërendimi ndërmjet përfituesve është një problem, i cili ndeshet në ato projekte, të cilat kanë më shumë se një përfitues. Mospërcaktimi i qartë i përgjegjësive të secilit institucion përfitues ndikon në zbatimin e duhur të projektit. Disa prej institucioneveu shmangen përgjegjësive edhe kur ato përcaktohen qartë, kryesisht institucionet e vartësisë, për të cilat bashkërendimi është më i vështirë.
Disa nga institucionet kanë staf të pamjaftueshëm për përgatitjen e projekteve dhe ndjekjen e zbatimit të tyre. P.sh: në institucionet që janë pjesë e sektorit të drejtësisë dhe çështjeve të brendshme, ku pothuajse ka pasur projekte çdo vit, është i domosdoshëm shtimi i numrit të stafit për menaxhimin e tyre. Ky problem bëhet më i rëndësishëm pas procesit të decentralizimit, kur institucionet shqiptare do të jenë vetë përgjegjëse për të gjithë ciklin e menaxhimit.
Mirëmbajtja e produkteve të projekteve është një element shumë i rëndësishëm nëpërmjet të cilit vlerësohet ndikimi që ka pasur një projekt. Kjo kërkon angazhimin e institucioneve përfituese për të siguruar financimin e kërkuar apo motivimin e stafit të trajnuar nga projektet e BE-së.
IPA 2 (2014-2020)
Duke filluar nga viti 2014, mbështetja financiare e BE-së për vendet kandidate dhe kandidate potenciale do të ofrohet nëpërmjet Instrumentit të ri financiar: IPA II, i cili do të zbatohet gjatë periudhës 2014-2020. Përgatitjet për këtë Instrument kanë filluar në fund të vitit 2011, kur Komisioni Europian i propozoi Këshillit miratimin e një Rregulloreje për Instrumentin e ri financiar. Që nga ajo periudhë ka pasur konsultime me të gjithë aktorët e interesit të përfshirë në këtë.
Instrumenti i ri, ndryshe nga IPA 2007-2013,nuk do të përbëhet nga pesë komponentë, por nga fusha sektoriale. Secili prej vendeve përfituese do të përfitojë nga të gjitha fushat sektoriale, pavarësisht statusit (kandidat apo kandidat potencial). Do të programohet në bazë të qasjes sektoriale dhe jo projekteve të veçanta.
————-
Është rritur disbursimi, po nxjerrim mësime nga e kaluara
Flasin ekspertë të Ministrisë së Integrimit Europian
Gjatëperiudhës 2009-2013 (Programi IPA), Shqipëria, mësohet se nuk ka arritur të përthithë një pjesë të fondeve të dedikuara nga Bashkimi Europian. Cilat janë shkaqet kryesore të mospërdorimit si duhet të këtyre fondeve?
I vetmi dokument zyrtar që mund t’i referohemi është ai i publikuar nga DG ELARG në Komisionin Europian “Raporti vjetor (2012) për asistencën financiare për zgjerimin”, i cili saktëson se për Shqipërinë, gjatë periudhës 2007-2012, janë alokuar rreth 430 milionë euro, nga të cilat janë kontraktuar 299.2 milionë euro (69.5%) dhe janë paguar/disbursuar deri në momentin e hartimit të raportit (viti 2012) 169.7 milionë (39.4%).
Por, kjo nuk do të thotë se janë përthithur vetëm 39.4%, pasi procesi i disbursimit vazhdon ende dhe në këtë moment që flasim, përqindja ka ndryshuar, pra është rritur.
Përpos problemeve të kriterit politik, një nga pikat tona të dobëta ka qenë dhe mbetet niveli i aftësive tëburimeve njerëzore në përgatitjen e projekteve sipas standardeve të kërkuara, çfarë duhet të bëhet për të rritur këto kapacitete?
Aktualisht duhet thënë se administrata shqiptare ka fituar një eksperiencë të konsiderueshme lidhur me menaxhimin e asistencës financiare të Bashkimit Europian. Vetë BE ka financuar dhe vazhdon të financojë një sërë projektesh asistence teknike që kanë pasur në fokus ngritjen e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për menaxhimin e asistencës financiare. Gjithashtu mund të thuhet se dobësitë e vërejtura gjatë periudhës së IPA I (2007-2013) janë duke u analizuar me kujdes dhe ato do të shërbejnë tashmë si “mësime të nxjerra” në mënyrë që të mos përsëriten gjatë periudhës programuese IPA II (2014-2020). Megjithatë, duhet pranuar se një problematikë me të cilën përballemi sot është shkrimi i projektit, pra paraqitja e nevojës për financim në një gjuhë atraktive për Brukselin (dhe kjo jo thjesht në kuptimin teknik gjuhësor). Shkrimi i një projekti është një art më vete. Materiali bruto dhe paraqitja e nevojës për financim vjen nga ekspertët e fushës përkatëse, por është e domosdoshme ngritja e mëtejshme e kapaciteteve në strukturën e Ministrive të linjës, me qëllim përmirësimin e cilësisë së projektideve.
Në mënyrë që ky proces të jetë i suksesshëm dhe të kemi projektpropozime të mira duhet të angazhohen persona që kanë aftësi të mira në shkrimin e projekteve, njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, të jenë ekspertë të sektorit që mbulojnë, etj. Pra, rritja e kapaciteteve të strukturave aktuale do të ishte masa më e mirë që mund të marrim në këtë moment për të rritur efektivitetin e procesit të programimit/planifikimit të asistencës financiare të BE-së.
Me marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hyrjen në fuqi të programit IPA II, situata për vendin tonë ndryshon. Do të na duhet të jemi konkurrues me projekte, veçanërisht në fusha të ndryshme, si agrobiznes apo edhe NVM-të. Sa të përgatitur jemi për të bërë të mundur që të mos na “digjen” këto fonde? Si mund tëjemi më konkurrues?
Në opinionin publik ka pasur një jehonë të pasaktë se marrja e statusit të vendit kandidat do të shoqërohet me një shtim proporcional të asistencës financiare të Bashkimit Europian. Në fakt, duhet saktësuar se mënyra e dhënies së asistencës së Bashkimit Europian bazohet në rregulloret përkatëse të nxjerra nga Parlamenti dhe Këshilli Europian. Rregulloret që sanksionojnë asistencën nën Instrumentin e Paraaderimit (IPA) për periudhën 2014-2020, u miratuan nga Parlamenti Europian gjatë periudhës mars-maj 2014. Këto rregullore sanksionojnë se nuk do të ketë dallim mes vendeve që gëzojnë statusin e vendit kandidat (siç ështëShqipëria) dhe vendeve që nuk e gëzojnëkëtë status kur vjen fjala për asistencën e përfituar nga BE. Kjo është një qasje e Bashkimit Europian dhe nuk lidhet në mënyrë specifike me Shqipërinë apo me ndonjë vend tjetër.
Lidhur me çështjen e të qenët “konkurrues” kjo është e pasaktë, pasi Shqipëria nuk po konkurron me ndonjë vend tjetër për të përfituar Asistencën financiare të BE-së. Referuar Dokumentit Strategjik Kombëtar 2014-2020 (Country Strategy Paper), Shqipërisë i është dedikuar një alokim indikativ prej rreth 649.4 milionëeurosh për 7 vjet.
Suksesi maksimal që mund të arrihet është përthithja 100% e shifrës sësipërpërmendur, por kjo varet nga kapacitetet përthithëse që do të tregojë vendi.
Aktualisht mund të themi se nuk ka asnjë arsye që këto fonde të “digjen”, pasi tashmë strukturat shqiptare kanë një eksperiencë të konsiderueshme në menaxhimin e asistencës financiare të BE-së. Qeveria e Shqipërisë dhe në veçanti Ministria e Integrimit Europian kanë adresuar rekomandimet e Komisionit Europian dhe kanë plotësuar një sërë kushtesh për avancimin në procesin e decentralizimit të menaxhimit të fondeve të IPA-s, Komponenti I. Kjo bëri që në fund të muajit mars 2014, Komisioni Europian t’i njohë Shqipërisë të drejtën për të menaxhuar në mënyrë të pavarur 7 projekte pilot nën Programin IPA 2013. Synimi ynë është që gradualisht të bëhet decentralizimi i plotë i të gjithë alokimeve financiare IPA në të ardhmen. Ky proces ka kërkuarpërfshirjen energjike të një sërë institucioneve, ku më të angazhuarat kanë qenë Ministria e Financave dhe Ministria e Integrimit Europian.
Çfarë nënkuptohet me menaxhim të decentralizuar?
Menaxhimi i decentralizuar realizohet në mënyrë tëdrejtpërdrejtë nga vetë institucionet shqiptare në të gjithë zbatimin e projektit dhe jo nëpërmjet Delegacionit të BE-së në Tiranë. Pra, vetë institucionet shqiptare janë përgjegjëse për zhvillimin e tenderëve, nënshkrimin e kontratave, monitorimin e zbatimit të projektit etj.
Në këtë rast, Bashkimi Europian ruan të drejta të plota mbi auditimin e procesit, në mënyrë që të sigurohet se asistenca e dhënë prej tij është menaxhuar në mënyrë korrekte dhe konform rregulloreve të përcaktuara
Cilët janë sektorët që do të mund të përfitojnë nga fondet e BE-së?
Dokumenti Strategjik Kombëtar evidenton këta sektorë prioritarë:
– Demokracia dhe Qeverisja
– Shteti i së drejtës dhe të drejtat themelore
– Mjedisi
– Transporti
– Energjia
– Konkurrueshmëria dhe inovacioni
– Arsimi, punësimi dhe politikat sociale
– Zhvillimi bujqësor dhe rural
Fondet
Nëfund të muajit mars 2014, Komisioni Europian i njohu Shqipërisë të drejtën për të menaxhuar në mënyrë të pavarur 7 projekte pilot nën Programin IPA 2013. Synimi ynë është që gradualisht të bëhet decentralizimi i plotë i të gjithë alokimeve financiare IPA në të ardhmen.
————-
Kanë munguar investimet në kapacitetet njerëzore
Flet Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i EMA-s (European Movement in Albania)
Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian artikulojnë shpesh mungesën e aftësive për të thithur fondet qëakordohen, çfarë historiku ka vendi ynë? Si ka qenë aksesi?
Shqipëria ka përfituar fonde nga Bashkimi Europian që kur nisi këtë marrëdhënie në vitin 1992. Për periudhën 2007-2013 bëhet fjalë për fondet IPA, ndërsa më herët kanë qenë programe, si: Cards, Phare, etj. Në fillim kanë qenë ndihma humanitare për shkak të situatës që kalonte vendi, e më pas u kalua në projekte zhvillimi dhe më tej në ato që kishin të bënin me adoptimin e standardeve të BE-së, në kuadër të anëtarësimit.
Programi IPA 2007–2013 ka ofruar rreth 500 milionë euro për Shqipërinë. Ky program ka qenë i ndarë në pesë komponentë, por Shqipëria përfitonte vetëm nga dy prej tyre (I dhe II) që lidheshin me dhënien e asistencës për ngritjen e institucioneve dhe për bashkëpunimin ndërkufitar (Cross board).
Për komponentin e parëështë arritur edhe shuma më e madhe në rreth 80 milionë euro (2013), ku një pjesë e mirë iu ka shkuar institucioneve si asistencë për forcimin e kapaciteteve dhe një pjesë edhe për projekte si rrugë, ujësjellës-kanalizime apo edhe ndërtim burgjesh, komisariate. Këto fonde janë grante dhe përfitohen falas, përveç pjesës së bashkëfinancimit që vlerësohet në 10-20% që vendoset nga vetë përfituesi.
Sa u takon komponentëve të tjerë: zhvillimi rajonal, burimet njerëzore dhe ai rural, Shqipëria nuk mundi të përfitonte, pasi gjatë kësaj periudhe nuk kishte marrë statusin e vendit kandidat, që ishte dhe kushti kryesor që duhej plotësuar.
Tashmë, që nga fillimi i vitit 2014, instrumenti i BE-sëështë IPA II (deri në 2020-n) dhe lejon aksesin në të gjithë komponentët dhe kjo është e vlefshme për të gjitha vendet, pavarësisht statusit të tyre dhe që nënkupton më shumë fonde në sektorë si ai i bujqësisë, zhvillimit rajonal (SME dhe infrastrukturë), ndërsa zhvillimi i burimeve njerëzore do tëfokusohet te ngritja e kapaciteteve njerëzore private dhe publike.
Në periudhën 2014–2020 është parashikuar qëfondi i dedikuar për Shqipërinë të jetë 650 milionë euro, që do tëshpërndahen sipas pesë fushave.
Cilat janë shkaqet kryesore që Shqipërianuk ka arritur të thithë një pjesë të mirë të fondeve? Çfarë roli ka luajtur kapaciteti njerëzor?
Në fakt, elementi i burimeve njerëzore është një nga më kryesorët në përthithjen e këtyre fondeve. E gjithë ndihma e Bashkimit Europian bazohet te konkurrenca nëpërmjet projekteve/aplikimeve qoftë nga ana e institucioneve, publike dhe private, një gjë e tillë shfaqet edhe në rastet e përfitimit të ndihmës së huaj.
Duhet thënë që Shqipëria ka një nivel të ulët të përthithjes së këtyre fondeve dhe njënga problemet ka të bëjë me mungesën e kapaciteteve teknike. Kanë munguar investimet e rëndësishme në trajnimin e burimeve njerëzore dhe në qëndrueshmërinë e stafeve. Një tjetër problem mbetet ai i informimit të vakët të aktorëve joshtetërorë që janë të rëndësishëm në proces e që duhet të mësojnë sesi aplikohet për projektet, si përgatiten dosjet apo saktësinë e dokumentacioneve. E gjitha kjo kërkon një shkallë të lartë formaliteti nga ana e të gjithë aktorëve që përfshihen në proces.
Natyrisht që në këtësituatë ka ndikuar edhe aspekti politik. Për vite me radhë, procesi i marrjes së statusit ka qenë i bllokuar dhe kjo ka bërë që të mos i dedikohet vëmendja e mjaftueshme përgatitjes së kapaciteteve.Në këtë mënyrëështë lënë pas dore ky element që vihet në punë pikërisht në momentin kur fondet bëhen të aksesueshme.
Por, a ekziston një shifër e kapacitetit absorbues të Shqipërisë përfondet e akorduara nga BE-ja?
Në fakt flitet për një shifër e cila shkon në vlerën 30-40% të totalit, por është e vështirëtë bëhet njëanalizë e saktë, sepse ka disa faza për marrjene fondeve të BE-së, e që kanë të bëjnë me programiminnë nivel politik (mes qeverisë dhe BE-së), pastaj në nivel programi e më tej në nivel projekti, ku përzgjidhet se cilat do të financohen.Për të gjitha këto ‘shkallë’ ka vonesa, madje ato janë vërejtur edhe gjatë fazës së zbatimit.
Në raportet e BE-së për përthithjen e këtyre fondeve paraqiten një sërë problematikash, si ai me rimbursimin e TVSH-së (gjë që ka cenuar/vonuar jo pak aplikimin e fondeve), me pjesën e bashkëfinancimit ku kërkohet vlera 10-20%, e cila duhet të paguhet nga institucionet shtetërore (është vonuar ose ka munguar). Probleme janë shfaqur edhe për shkak të paqartësive ligjore sa u përket kompetencave mes institucioneve, të cilat kanë krijuarpërplasjee vonesa.
Fondet kanë një afat të caktuar dhe nëse ai nuk respektohet, ato digjen.
Po çfarë mund të thuhet për kapacitetet e sektorit privat?
Ky sektor ka pasur një rol më të kufizuar dhe kryesisht ka marrë pjesë në projekte që kanë pasur të bëjnë me infrastrukturën (pas tenderimit). Por, me nisjen e programit IPA II, situata do të ndryshojë tërësisht, ky rol do të rritet ndjeshëm dhe bizneset e vogla dhe të mesme do të jenëpërfituese tëdrejtpërdrejta nga këto fonde,me qëllim që të rrisin kapacitetet për t’i bërë ballëkonkurrencës.
Nga ana tjetër, do të ketë financime të vazhdueshme për komponentë zhvillimi rural (agrobiznesi). Në këtë stad është shumë e rëndësishme që biznesi të njohë mirë procesin e aplikimeve, poredhe legjislacionin vendas dhe atë europian.
Dhe si mund të realizohet kjo? Çfarë roli duhet të ketë shteti?
Përpjekjet duhet të jenë të dyanshme, pasi shteti nuk mund të marrë gjithë barrën. Natyrisht institucionet kanë për detyrë nxitjen dhe informimin e sektorit privat, pasi nëse projektet nuk do të realizohen si duhet dhe fondet nuk përthithen, atëherë dëmi do të jetë për të gjithë ekonominë shqiptare.
Nga ana tjetër, nëse kapacitetet absorbuese janë të vogla, atëherë edhe alokimi i fondeve do të jetë më i vogël. Në këto kushte, Bashkimit Europian nuk do t’i interesojë që të akordojë fonde që rrezikojnë të ‘digjen’ e që më pas kthehen mbrapsht te vendet anëtare. Ndaj është e nevojshme që ky problem duhet të trajtohet si nga ana e institucioneve shtetërore, ashtu edhe nga sipërmarrja private, për të rritur mundësitë e përthithjes së fondeve në të ardhmen.
Edhe institucionet në nivel vendor luajnë një rol të rëndësishëm, gjithnjë e më shumë do të jenë në fokus dhe do të duhet të aftësohen për këtë proces, që në pjesën më të madhe do të zbatohen nga vetë ato.
Cilët janë sektorët që duhet tëtregohen më “vigjilente” dhe duhet të aftësohen për marrjen e fondeve?
Agrobiznesi konsiderohet si sektori i parë që do të përfitojë më shumë financime, jo vetëm gjatëperiudhës së paraanëtarësimit, por edhe më pas. Në përgjithësi, fondet shërbejnë për përgatitjen e kapaciteteve për periudhën pas anëtarësimit e që ka të bëjë me përballimin e konkurrencës nëhyrjen në një treg të madh.
Bizneset e vogla dhe të mesme gjithashtu do të duhet të tregohen të kujdesshme, pasi do të përfitojnë nga fondet europiane, në mënyrë tëdrejtpërdrejtë për investimet apo edhe për rritjen e kapaciteteve, trajnimeve, formimit profesional etj.
Por, një pjesë e konsiderueshme e ekonomisë vuan informalitetin veçanërisht në sektorin e bujqësisëdhe institucionet ndërkombëtare kërkojnë garanci, si mund të përmirësohet ky tregues?
Gjatë dy viteve të fundit janë aplikuar disa skema financiare mbështetëse në një pjesë të tyre nga ana e BE-sëku kërkohej paraqitja e një sërë dokumenteve, planeve të biznesit, prona, etj. Por, dhe u vu re një numër shumë i vogël aplikimesh për shkak të mungesave të dokumentacionit si dhe formalizimit të ulët. Ky është një problem që do të duhet të ketë vëmendje më të madhe, sepse do të bëhet pengesë në të ardhmen për të përfituar nga këto fonde. Biznesi duhet të ndërgjegjësohet se nuk mund të operohet në treg me metodat e vjetra.
Çfarë masash duhet të merren për të mos përsëritur gabimet e deritanishme?
Ka përvoja që mund të shërbejnë për këtë dhe rasti i Bullgarisë apo Rumanisë mund të jenë të vlefshëm ku ka pasur probleme, madje nuk kanë munguar edhe pezullimet e fondeve për shkak tëkorrupsionit apo keqmenaxhimit. Aspekte që kanë shkaktuar jo pak probleme problematike. Shqipëria do të duhet të ketë parasysh këto përvoja, do të duhet të mësojë shumë dhe të vërë në zbatim instrumente që janë shumë të ngjashëm. Gjithashtu është e nevojshme që të rritet transparenca dhe informimi, si dhe bashkëpunimi mes nivelit qëndror dhe lokal të qeverisjes apo edhe me sipërmarrjen, aktorë të shoqërisë civile etj., dhe kjo do të jetë e dobishme edhe për të mbushur boshllëkun e kapaciteteve përthithëse që ekziston.
———-
Sfida më e madhe është tani
Flet Gjergji Vurmo, drejtor programi në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian artikulojnë shpesh mungesën e aftësive për të thithur fondet që arkordohen. Si ka qenë aksesi?
Fondet IPA janë pjesë e kuadrit financiar që BE-ja ka për procesin e paraaderimit. Në vitin2007, IPA ishte vazhdimësi e programit pararendës.
Ndërsa korniza financiare 2014–2020 ruan të njëjtin numër komponentësh, strukturë, ndërsa ndryshimi lidhet me vendet. Nëse në periudhën 2007-2013, vendet që nuk kishin marrë statusin e vendit kandidat mund të përfitonin vetëm nga dy komponentë të IPA-s, me ndryshimet që u bënë, iu dha e drejta të gjitha vendeve që janë pjesë e Asocim-Stabilizimit të përfitojnë nga të gjithë komponentët e IPA-s. Ajo që duhet të bëjnëështë që të sigurohen se kanë kapacitete për të thithur fonde, por edhe për t’i zbatuar.
Nëse gjatë zbatimit, një program i caktuar has në vështirësi ose në përplasje me rregullate BE-së, ai nuk vazhdon më tej. Pra, duhet t’i kushtohet vëmendje edhe kapaciteteve për t’i zbatuar projektet e financuara nga Bashkimi Europian. Kjo nuk është një aftësi e cila mund të mbulohet, siç mbulohet deri diku ajo për tërheqjen e fondeve, e cila mund të asistohet edhe nga konsulentët e jashtëm.
Si renditemi kundrejt vendeve të rajonit në këtë proces?
Natyrisht nuk kemi qenëndër më të mirët. Kroacia ka qenë një vend që ka ecur mjaft mirë, madje edhe Serbia.
Cilat janë problemet kryesore që janë hasur në përthithjen e fondeve?
Shpesh janë ndërthurur një sërëçështjesh. Nëse marrim rastin e krijimit të Gjykatës Administrative, i cili financohej nga një program i SHBA-së, u bë politika pengesa kryesore. E njëjta gjë mund tëthuhet edhe në rastin e fondeve të BE-së që ishin parashikuar të financonin reforma të ndryshme. Në rastin kur mungon dialogu dhe ngërçi vazhdon përtej afateve të alokimit tëfondeve,sigurisht ato do të digjen.
Politika shpesh është bërë pengesë për reformat e po kaq janë bërë edhe kapacitetet njerëzore. Ky është elementi i parë sepse janë burimet njerëzore ato që hartojnë programe fituese, i shkruajnë dhe më tej i zbatojnë.
Një nga të dhënat që mund të përmend ka të bëjë me projektet për arsimin. Në kuadër të programeve që financohen për kërkimin shkencor, Shqipëria ka paguar një kuotë shumë të lartë, rreth 7-8 milionë euro dhe ka marrë mbrapsht shumë pak, pra as gjysmën e kuotës së paguar për pjesëmarrjen.
Rasti i fondeve IPA është pak më i ndryshëm, sepse ne nuk paguajmë kuota, por nuk do të thotë se nuk kemi humbur mundësi.
Me hyrjen në fuqi të programit IPA II, si duhet të jetë qasja e Shqipërisë?
Tashmë, sfida është më e madhe sepse tani janë pesë komponentëku ne kemi mundësi për të paraqitur projekte dhe të marrim financime. Janë projekte vizibël dhe ndihmojnë në arritjen e objektivave të përcaktuar edhe me BE-në në kuadër të anëtarësimit.
Sfida është më e madhe, sepse secili komponent ka një buxhet të caktuar, ku totali është më i madh se ai i viteve të shkuara. Nga ana tjetër, kapacitetet nuk kanë ndryshuar shumë se perceptimi është se nuk do të ndryshojnë shumë.
Ndoshta ne mund të realizojmë kontrata me kompani të huaja të konsulencës për një afat të caktuar, por në zbatimin e tyre nuk funksionon një gjë e tillë, nevojiten kapacitetet të brendshme.
Cilët sektorë të ekonomisë mund tëpërfitojnë më shumë nga këto fonde?
Duhet të jetë pala shqiptare ajo që do të përcaktojë se cilët sektorë do të kenë më shumë prioritet. Është duke u përgatitur edhe dokumenti strategjik që do të zëvendësojë SKZHI-në dhe do të jetë për periudhën 2014–2020. Në këto kushte duhet të jetë qeveria ajo që do të përcaktojë orientimet, duke vendosur theksin te prioritetet e ekonomisë shqiptare.
Sektori privat e ka pasur “rrugën e hapur” për të marrë fondenga BE-ja, në kuadër të kontratave të ndryshme tëpunëve të ndryshme në fushën e ndërtimit apo tëinfrastrukturës.
Për fondet e IPA-s, ajo që duhet të funksionojë para së gjithash janë kapacitetet shtetërore, që duhet të krijojnë edhe strukturën e duhur, si ligjore, ashtu edhe institucionale. Për fondet e komponentit të zhvillimit rural, një nga institucionet kryesore ështëAgjencia e Pagesave qëështë krijuar rreth 2-3 vjet më parë, për të krijuar më tej ato që njihen si Lake, që janë një partneritet mes sektorit publik, atij privat dhe shoqërisë civile. Këto janë strukturat bazënëpërmjet të cilave do të kanalizohen fondet zhvillimore në nivel rural.
Në Shqipëri nuk ka një kuadër rregullator të dedikuar për këto struktura. Ka disa raste të izoluara të këtyre trepartiteteve, por baza që kanë funksionuar, ka qenë ligji për OJF-të. Kjo nuk është një bazë ligjore për Lake-t dhe në momentin që ato nuk kanë kuadrin e tyre do të krijojnë pengesa për krijimin e fondeve dhe zbatimin e projekteve.
Dy vitet e fundit është pilotuar me një komponent (i pesti) i quajtur IPARD –Like që fokusohet te zhvillimi rural dhe kjo është bërë me qëllim që institucionet tëtestojnë veten, të njihen me terrenin dhe të ndërtojnë kapacitetet për t’u familjarizuar me rregullat, për të ndërtuar skema dhe rrugë për absorbimin e fondeve tipike.
Sa na ka penalizuar informaliteti në ekonomi?
Nëse ne ia dalim të marrim një fond të madh nga BE-ja për të bërëautostrada të rëndësishme ndërlidhëse, çështja vështirësohet nga problemet e shpronësimeve dhe kjo mund tëçojë në dështim. Por, problemi me informalitetin është më i madh dhe më serioz sesa mosmarrja e një fondi IPA, sepse ka të bëjë me sigurinë që jep ndaj investitorëve të huaj. Gjithashtu pengesë seriozeështë edhe gjendja e sistemit të drejtësisë. Këto janë fenomene negative që kanë pasoja shumë të mëdha se ç’do të kishte nga humbja e le të themi 50 milionë eurove.
Mungesa e dialogut politik gjithashtu është problematike. Nuk arrihet të kuptohet thelbi i tij. Ato duhet të jenë në të mirë të zhvillimit të shoqërisë.
Në këto kushte, qeveria duhet të marrë masa për tëfilluar nga A-ja, pra të sigurohet se flukset e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale të jenë të siguruara. Çdo mazhorancë ka tentuar të ndryshojë administratën, por kjo shoqërohet me humbje investimi, me humbje memorieje institucionale, etj. Edhe në progres-raportin e fundit, kjo është theksuar si problematikë. Nga ana tjetër, duhet pranuar se me ligjin e ri janë dhënë garanci për zbutje të fenomenit në përmasadhe ky është një fillim i mbarë, për të hedhur bazat e një administrate të qëndrueshme.
Në Shqipëri nuk ka një kuadër rregullator të dedikuar për strukturat Lake që janë një partneritet mes sektorit publik, atij privat dhe shoqërisë civile. Në momentin që ato nuk kanë kuadrin e tyre do të krijojnë pengesa për krijimin e fondeve dhe zbatimin e projekteve.
Parimet themelore në të cilat mbështetet asistenca financiare e BE-së
-Respektimi i parimeve të koherencës, bashkërendimit, koordinimit dhe partneritetit
-Asistenca duhet të jetë koherente me politikat e BE-së dhe duhet të mbështesë drejtimin kah acquis së BE
– Asistenca duhet të jetë në përputhje me parimet buxhetore të përcaktuara në Rregulloren e Këshillit (EC, Euratom) Nr. 1605/2002.
– Asistenca duhet të jetë në përputhje me nevojat e identifikuara në procesin e zgjerimit dhe kapacitetet përthithëse të vendit përfitues.
– Pronësia e programimit dhe zbatimit të asistencës nga vendi përfitues duhet të inkurajohet fort dhe duhet të sigurohet një transparencë për programet e mbështetura nga kjo asistencë,
-Aktivitetet e secilit projekt duhet të përgatiten me objektiva të qartë dhe të verifikueshëm, të cilët duhet të arrihen brenda periudhës së përcaktuar
-Çdo diskriminim në baza gjinie, race, origjine, religjioni apo besimi, moshe apo orientimi gjinor duhet të parandalohet gjatë fazave të ndryshme të zbatimit të projekteve
– Objektivat e asistencës së para zgjerimit duhet të reflektojnë parimet e BE lidhur me promovimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Kjo mbështetje zakonisht është ofruar nëpërmjet:
-asistencës teknike
-investimeve në infrastrukturë
-granteve
-instrumentit për përgatitjen e projekteve
-zbatimit të lehtësirave financiare në bashkëpunim me institucionet financiare dhe
-mbështetjes buxhetore, në përputhje me dispozitat e nenit 15(1) të Rregullores IPA.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.