Tre fondet e investimeve thonë se liga franceze e futbollit i ka dhënë leje të financojnë ekipet në këmbim të ndarjes së tarifës së transferimit të një lojtari, një sistem që disa organe sportive e kanë kundërshtuar.
Modeli është një variacion mbi të ashtuquajturën pronësi e palës së tretë, të cilin organi europian i sistemit rregullator të sportit, UEFA e kundërshton për shkak të shqetësimeve etike.
Drejtuesit në Manchester, England-based R2 Asset Management Ltd, Malta-based Doyen Sports Investment Ltd dhe Fairplay Capital Sicav SA në Luksemburg thanë se kanë pëlqimin e ligës ndaj marrëveshjeve ndërmjetëse sipas të cilave ata mund të marrin një pjesë të tarifës së transferimeve të ardhshme të lojtarit mbi interes.
Zëdhënësi i ligës franceze Jerome Belaygue referoi se pronësia e palës së tretë është e ndaluar në kampionat. Ai nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment mbi modelin financiar të tre fondeve.
Pronësia e palës së tretë i mundëson grupeve të investimeve apo individëve të blejnë të drejtat tregtare të lojtarëve nga klubet. Kur atleti tregtohet për një ekip tjetër, investitorët marrin një përqindje të çmimit të shitjes, duke ngjallur shqetësimet se mbështetësit do i nxisin ekipet të lëvizin lojtarin për të realizuar fitime.
Një raport nga njësia spanjolle KPMG vitin e kaluar tha se ligat franceze, angleze dhe polake ishin të vetmit kampionate evropiane që ndalojnë pronësinë e palës së tretë.
Fondet po kërkojnë të sigurojnë fitim nga tregu i transfertave evropiane prej 4 miliard dollarësh që u rrit shtatë-fish në vlerë që nga viti 1995 teksa klube të tilla si Manchester City dhe Paris Saint-Germain grumbulluan humbje në ndjekje të suksesit.