Gjatë periudhës janar-qershor 2014, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.
Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve deri në qershor 2014 të bërë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vlera neto e aseteve arriti mbi 65.07 miliardë lekë ose me një rritje prej 29.29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare të cilët përbëjnë 79.29% të aseteve të fondeve, me rritje prej 22.04% krahasuar me 31.12.2013.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2014 është 34,885.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.