Qeveria shqiptare ka bërë disa ndryshime në mënyrën e funksionimit të Fondit Shqiptar të Konkurrueshmërisë, një fond I krijuar në 2013-n, me synim mbështetjen e bizneseve vendase.
Ndryshimi i parë lidhet me pagesën e subvencionit, që do të bëhej bëhet 50% me miratimin e projektit dhe 50% në fund të zbatimit të tij. Pagesa në fund të projektit do të bëhet kundrejt faturave të shpenzimeve të kryera për vlerën totale të projektit.”. Më parë, pagesa bëhej e gjitha në fund të projektit.
Për vitin 2014 është rritur fondi me 6 milionë lekë, duke shkuar në 26 milionë lekë në total. Fondi prej 6 000 000 (gjashtë milionë) lekësh, që do të shtohet për vitin 2014, të përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes/AIDA-n, për vitin 2014.
Për vitin 2015 fondi i parashikuar është 28 milionë lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.