Forbes / 100 sportistët më të paguar për vitin 2018

06/06/2018 10:30 AM 0 komente

Si çdo vit, Forbes publikon klasifikimin e sportistëve më të paguar në botë.

Bëhet fjalë për 100 sportistë nga 22 vende, ku amerikanët dominojnë (66), falë pagave të larta në bejsboll, basketboll dhe futboll.

Këto tre sporte përfaqësohen në total nga 72 sportistë në klasifikimin e Forbes.

 

Sportistët më të paguar në 2018, Mayweather në vend të parë

Në vend të parë, ndër sportistët më të paguar është Floyd Mayweather, për të katërtën herë në shtatë vjet, falë shpërblimit prej 275 milionë dollarësh në përballjen e tij në ring me yllin e UFC, Conor McGregor dhe sponsorizimeve prej 10 milionë dollarësh. Ndërsa sfiduesi fitoi 85 milionë dollarë, të cilave u shtohen edhe 14 milionë nga sponsorizimet, falë të cilave, irlandezi renditet në vend të katërt.

Rinovimi i kontratës me Barcelonën, Messi ngjitet në vend të dytë

Cristiano Ronaldo ka qenë sportisti më i paguar në botë në dy vitet e fundit. Megjithatë Messi e ka kaluar rivalin pas rinovimit të kontratës me Barcelonën. Paga dhe bonuset vjetore të Messi-t kanë kapërcyer 80 milionë dollarë (bruto), duke e bërë futbollistin më të paguar në fushë. Në klasifikimin e Forbes, ai renditet në vend të dytë, me 111 milionë dollarë, duke përfshirë 27 milionë nga sponsorizimet me Adidas, Gatorade, Pepsi e Huawei

Ronaldo, në vend të tretë – 47 mln nga sponsorët

Ronaldo është një nga tre sportistët më të paguar në botë, për vitin e gjashtë radhazi, me 108 milionë dollarë. CR7 mbetet sportisti më i famshëm në botë në rrjetet sociale, me 322 milionë ndjekës gjithsej në Facebook, Twitter dhe Instagram. Për këtë arsye është tërheqës nga pikëpamja komerciale – fitimet nga sponsorët janë 47 milionë dollarë.

Neymar është futbollisti i tretë në pesë vendet e para të klasifikimit të Forbes, me 90 milionë dollarë, 19 milionë të ardhura nga sponsorizimet. Gushtin e vitit të kaluar, sulmuesi brazilian firmosi një kontratë 5-vjeçare me Paris Saint-Germain, me vlerë 350 milionë dollarë.

Top 10 mbyllet me 2 basketbollistë, LeBron James dhe Stephen Curry (respektivisht në vendin e gjashtë dhe të tetë me 85,5 e 76,9 milionë dollarë); tenisti Roger Federer në vendin e shtatë me 77,2 milionë dollarë dhe në fund dy lojtarë të futbollit amerikan. Bëhet fjalë për di Matt Ryan (67,3 milionë) e Matthew Stafford (59,5 milionë dollarë).










 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz