Në sportet profesioniste, më të paguar janë sportistët mbi 30 vjeç. Sipas asaj që bën të ditur Forbes, në klasifikimin e 100 sportistëve më të paguar në botë, mosha mesatare është 31 vjeç. Vetëm një ndër dhjetë sportistët më të paguar në botë është më pak se 30 vjeç.
Forbes ka përpiluar klasifikimin e sportistëve më të paguar në botë nën 25 vjeç . Në të janë 12 sportistë që kanë fituar të paktën më shumë se 23 milionë dollarë, edhe pse nuk kanë mbushur ende 26 vjeç. Vlerësimet e Forbes llogarisin pagat, shpërblimet dhe sponsorizimet, nga qershori 2017 deri në qershor 2018. Në këtë klasifikim gjendet vetëm një futbollist…
1.Jordan Spieth, Mosha 24 vjeç
Fitimet: $41.2 milionë
Në krye të klasifikimit është golfisti amerikan Jordan Spieth. 24-vjeçari ka marrëveshje sponsorizuese me dhjetë kompani (ndër të cilët Under Armour, AT & T, Coca-Cola, Titleist e Rolex) që i garantojnë 30 milionë dollarë fitime, nga një total që shkon në 41,2 milionë dollarë.
2.Giannis Antetokounmpo, Mosha 23 vjeç
Fitimet: $35.5 milionë
Pas tij është ylli i NBA, Antetokounmpo, fitimet e të cilit arrijnë në 35,5 milionë dollarë. Këto para vijnë më së shumti nga kontrata e re me Milwaukee Bucks (do të fitojë 24 milionë në 2017/18) si dhe nga marrëveshja me Nike, vlera e sponsorizimeve të të cilit do të rritet nga 20.000 dollarë në 9 milionë dollarë në vit. Ndër të tjera, ai do të jetë në kopertinën e NBA 2K19, videoloja e famshme në basketboll.
3.Anthony Davis, Mosha 25 vjeç
Fitimet: $34.9 milionë
Në vend të tretë është basketbollisti Anthony Davis. Fitimet e tij totale arrijnë në 34,9 milionë, nga të cilat 25 milionë dollarë nga kontrata me New Orleans Pelicans. Davis ka rinovuar edhe marrëveshjen me Nike para sezonit 2017/2018.
4.Paul Pogba, Mosha 25 vjeç
Fitimet: $29.5 milionë
I pari dhe i vetmi futbollist në këtë klasifikim është Paul Pogba, në vend të katërt, me 29,5 milionë dollarë. Sipas Forbes, marrëveshja e tij me Manchester United vlen 20 milionë dollarë në vit, duke përfshirë edhe bonuset, ndërsa pjesa tjetër e të ardhurave vjen nga marrëveshja me Adidas, e firmosur në vitin 2016.
5.Justin Thomas, Mosha 25 vjeç
Fitimet: $26 milionë
18 muajt e fundit kanë qenë mjaft të suksesshëm për Thomas, i cili ka arritur 6 fitore në PGA Tour, titullin e tij të parë të rëndësishëm (PGA Championship) dhe çmimin PGA Player of the Year, si dhe vendin e parë në World Golf Rankings. Si rezultat, 21 milionë dollarë fitime, duke përfshirë edhe bonusin 10 milionë dollarë si fitues i FedEx Cup. Pjesa tjetër e parave vijnë nga marrëveshjet sponsorozuee me Titleist, Footjoy, Polo, Citi, NetJets, Woodford Reserve e Beats.
6.Otto Porter Jr., Mosha 25 vjeç
Fitimet: $25.3 milionë
Dita e madhe për basketbollistin Otto Porter Jr., i cili luan në NBA, erdhi në verën e 2017-s kur Brooklyn Nets i ofruan 106,5 milionë dollarë në katër vjet.
7.Bradley Beal, Mosha 25 vjeç
Fitimet: $24.9 milionë
Në vitin 2016, Beal rinovoi kontratën e tij me Washington Wizards. Vlera e marrëveshjes është 127 milionë dollarë pëe 5 vjet, i cili e shpërbleu besimin e skuadrës me pikët e shënuara gjatë sezonit 2016/17. Basketbollisti 25-vjeçar ka firmosur një marrëveshje me Nike në 2016. Sponsorë të tjerë: Pepsi, Tissot, Verizon dhe Muzik.
8.Andre Drummond, Mosha 24 vjeç
Fitimet: $24.9 milionë
Drummond rinovoni kontratën me Detroit Pistons për 127 milionë dollarë, për një periudhë 5-vjeçare. Kontrata është më e madhja në historinë e klubit të basketbollit. Drummond ka marrëveshje sponsorizuese me Nike, UDIM, Halo Burger dhe Panini.
9.Davante Adams, Mosha 25 vjeç
Fitimet: $24.5 milionë
Futbollisti amerikan, Davante Adams, bëri të ditur në dhjetor 2017 zgjatjen e kontratës për katër vjet, prej 58 milionë dollarësh me Packers. Marrëveshja përfshinte edhe një bonus prej 18 milionë dollarësh dhe një garanci prej 30 milionë dollarësh. Adams ka marrëveshje sponsorizuese me Nike, Pepsi, Head & Shoulders etj.
10.Stephon Tuitt, Mosha 25 vjeç
Fitimet: $24.1 milionë
Steelers e përforcuan mbrojtjen e tyre duke nënshkruar në shtator 2017 një marrëveshje me Stephon Tuitt me vlerë 60 milionë dollarë në 5 vjet, ku përfshihet një bonus prej 11 milionë dollarësh.
11.Steven Adams, Mosha 24 vjeç
Fitimet: $23.5 milionë
Basketbollisti nga Zelanda e Re, ka nënshkruar një marrëveshje 100 milionë dollarë me Oklahoma City Thunder për 4 vjet.
12.Jarvis Landry, Mosha 25 vjeç
Fitimet: $23.2 milionë
Landry luan me klubin e futbollit amerikan Cleveland Browns, me të cilin ka firmosur një marrëveshje 5-vjeçare për 55,5 milionë dollarë.
Burimi: Forbes