Forbes / 50 agjentët sportivë më të pasur për 2018

26/09/2018 5:39 PM 0 komente
Ne foto, Scott Boras

Cilët janë agjentët sportivë më të pasur për vitin 2018? Në botën e futbollit, Jorge Mendes rimerr kreun e klasifikimit, por gjithsesi mbetet pas agjentit të bejsbollit Scott Boras.

Revista amerikane Forbes ka përpiluar klasifikimin e përvitshëm të agjentëve sportivë më të pasur. Në krye të klasifikimit të Forbes është Scott Boras, agjent sportiv amerikan i disa lojtarëve të bejsbollit, falë të cilëve në vitin 2018 ka fituar rreth 105 milionë dollarë në komisione – mjafton të mendosh që nëntë prej lojtarëve të “tij” kanë kontrata më shumë se 100 milionë dollarë.

Krahasuar me vitin 2017, Jorge Mendes fiton një pozicion, duke u kthyer në vend të dytë. Sipas Forbes, vlera e kontratave ekzistuese të futbollistëve që përfaqëson është 1 miliard dollarë kurse ajo e komisioneve, 100 milionë dollarë. Po ashtu, agjencia e tij është e gjashta në nivel botëror, pas Boras Corp.

Në top 10 në nivel botëror janë të pranishëm edhe tre agjentë që lidhen me botën e futbollit: Jonathan Barnett, drejtues dhe themelues i Stellar Group Limited (79,5 milionë në komisione, vlera totale e lojtarëve që përfaqëson është 795 milionë dollarë) është ngjitur në vend të tretë.
Mino Raiola ngjitet në vend të pestë; 62,9 milionë dollarë në komisione, vlera e lojtarëve që përfaqëson është 629 milionë dollarë.
Volker Struth (agjent ndër të tjerë i Marco Reus, Mario Götze e Toni Kroos) është ngjitur në vend të tetë, me 46,4 milionë dollarë në komisione.

Në klasifikimin e 50 agjentëve më të pasur të Forbes kryeson sporti i bejsbollit me 13 agjentë, ndjekur nga basketbolli (11), futbolli (8), futbolli amerikan (8), hokej (7), tenisi (1) dhe golfi (1), me RocNation e themeluar nga Jay-Z e cila përfaqëson atletë të sporteve të ndryshme.

Ndër agjentët që përfaqësojnë futbollin në klasifikim janë edhe Hose Otin (vendi i 20 me 30,3 milionë komisione dhe lojtarë si Pedro, Vitolo, Javi Martinez e Kepa); Meissa N’diaye (në vend të 35 me 20 milionë në komisione dhe lojtarë si Mendy, Batshuayi e Ben Yedder); Thomas Kroth (në vend të 36, me 19,7 milionë në komisione dhe përfaqësues i lojtarëve si Manuel Neuer, Aleksander Dragovic e Shinji Kagawa) edhe Fernando Felicevich (në vend të 39 me 17 milionë në komisione dhe përfaqësues i lojtarëve si Arturo Vidal, Alexis Sanchez e Gary Medel).

Për sa u përket kompanive të agjentëve sportivë (https://www.forbes.com/sports-agencies/list/#tab:overall ) më e pasura në klasifikimin e Forbes është Creative Artists Agency, vlera e komisioneve të së cilës është 348,8 milionë dollarë kurse vlera totale e kontratave 9,4 miliardë dollarë (atletë që përfaqësohen nga kjo agjenci janë: Matt Ryan, JJ Watt dhe Eli Manning në NFL, Karl Anthony-Towns, Devin Booker e Paul George në NBA).

Pas Creative Artists Agency gjejmë Wasserman, me 174,9 milionë në komisione dhe 3,7 miliardë vlera totale e kontratave (ndër klientë të saj janë Klay Thompson e Russell Westbrook në NBA).

Në top 10 ndër agjencitë futbollistike përveç Gestifute, e themeluar nga Jorge Mendes, gjejmë edhe Stellar Group e cila drejtohet nga Jonathan Barnett (në vend të 8), agjencinë e Mino Raiola, Mino Raiola S.P. në vend të 9 dhe Unique Sports Management në vend të 10 (një ndër futbollistët më në zë është Harry Kane).

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of