Forbes / 50 klubet sportive me vlerën më të lartë për vitin 2018

19/07/2018 12:28 PM 0 komente

Revista ekonomike Forbes ka përpiluar klasifikimin e 50 klubeve sportive me vlerën ekonomike më të lartë.

Duke parë këtë renditje, bie menjëherë në sy se si popullariteti i futbollit i ndihmon klubet më të mira futbollistike t’u shesin më shumë produkte tifozëve dhe të nënshkruajnë marrëveshje sponsorizuese me kompani nga e gjithë bota. Rezultati është që tre nga katër franchise me vlerën ekonomike më të lartë janë klube futbolli. Manchester United (4,103 miliardë dollarë), Real Madrid (4,088 miliardë dollarë) dhe Barcelona (4,064 miliardë dollarë).

Në total, në këtë klasifikim janë 7 (nga 50) klubet e futbollit. Përveç atyre që përmendëm më sipër, janë të pranishme edhe Bayern München (në vendin e 12, me vlerë 3,063 miliardë dollarë); Manchester City (në vendin e 30, me vlerë 2,474 miliardë); Arsenal (në vendin e 39, me vlerë 2,238 miliardë) dhe në fund Chelsea (në vend të 46 me vlerë 2,062 miliardë). Siç pritej, pjesa më e madhe e klubeve është angleze, me përjashtim të Barcelonës, Real Madridit dhe Bayern München.

Megjithatë, pavarësisht popullaritetit të këtyre klubeve, në vend të parë është një klub i futbollit amerikan. Dallas Cowboys (NFL) është skuadra sportive me vlerën ekonomike më të lartë, për të tretin vit me radhë, me 4,8 miliardë dollarë. Shoqëria amerikane ka qarkullimin më të lartë (840 milionë dollarë) dhe të ardhurat para tatimit (350 milionë) më të larta se çdo franchise.

Më poshtë, klasifikimi i 50 klubeve sportive me vlerën ekonomike më të lartë

1. Dallas Cowboys, $4.8 miliardë, 14% (NFL)
2. Manchester United, $4.123 miliardë, 12% (Futboll)
3. Real Madrid, $4.09 miliardë, 14% (Futboll)
4. Barcelona, $4.064 miliardë, 12% (Futboll)
5. New York Yankees, $4 miliardë, 8% (MLB)
6. New England Patriots, $3.7 miliardë, 9% (NFL)
7. New York Knicks, $3.6 miliardë, 9% (NBA)
8. Los Angeles Lakers, $3.3 miliardë, 10% (NBA)
8. New York Giants, $3.3 miliardë, 6% (NFL)
10. Golden State Warriors, $3.1 miliardë, 19% (NBA)
10. Washington Redskins, $3.1 miliardë, 5% (NFL)
12. Bayern Munich, $3.063 miliardë, 13% (Futboll)
13. San Francisco 49ers, $3.05 miliardë, 2% (NFL)
14. Los Angeles Dodgers, $3 miliardë, 9% (MLB)
14. Los Angeles Rams, $3 miliardë, 3% (NFL)
16. Chicago Cubs, $2.9 miliardë, 8% (MLB)
17. San Francisco Giants, $2.85 miliardë, 8% (MLB)
17. Chicago Bears, $2.85 miliardë, 6% (NFL)
19. Boston Red Sox, $2.8 miliardë, 4% (MLB)
19. Houston Texans, $2.8 miliardë, 8% (NFL)
21. New York Jets, $2.75 miliardë, 0% (NFL)
22. Philadelphia Eagles, $2.65 miliardë, 6% (NFL)
23. Chicago Bulls, $2.6 miliardë, 4% (NBA)
23. Denver Broncos, $2.6 miliardë, 8% (NFL)
25. Miami Dolphins, $2.575 miliardë, 8% (NFL)
26. Green Bay Packers, $2.55 miliardë, 9% (NFL)
27. Boston Celtics, $2.5 miliardë, 14% (NBA)
27. Baltimore Ravens, $2.5 miliardë, 9% (NFL)
29. Atlanta Falcons, $2.475 miliardë, 16% (NFL)
30. Manchester City, $2.474 miliardë, 19% (Futboll)
31. Pittsburgh Steelers, $2.45 miliardë, 9% (NFL)
32. Seattle Seahawks, $2.425 miliardë, 9% (NFL)
33. Minnesota Vikings, $2.4 miliardë, 9% (NFL)
34. Oakland Raiders, $2.38 miliardë, 13% (NFL)
35. Indianapolis Colts, $2.375 miliardë, 9% (NFL)
36. Brooklyn Nets, $2.3 miliardë, 28% (NBA)
36. Carolina Panthers, $2.3 miliardë, 11% (NFL)
38. Los Angeles Chargers, $2.275 miliardë, 9% (NFL)
39. Arsenal, $2.238 miliardë, 16% (Futboll)
40. Houston Rockets, $2.2 miliardë, 33% (NBA)
41. Los Angeles Clippers, $2.15 miliardë, 7% (NBA)
41. Arizona Cardinals, $2.15 miliardë, 6% (NFL)
43. New York Mets, $2.1 miliardë, 5% (MLB)
43. Kansas City Chiefs, $2.1 miliardë, 12% (NFL)
45. Jacksonville Jaguars, $2.075 miliardë, 6% (NFL)
46. Chelsea, $2.062 miliardë, 12% (Futboll)
47. Tennessee Titans, $2.05 miliardë, 2% (NFL)
48. New Orleans Saints, $2 miliardë, 14% (NFL)
49. Tampa Bay Buccaneers, $1.975 miliardë, 10% (NFL)
50. Cleveland Browns, $1.95 miliardë, 5% (NFL)

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of