Revista “Forbes”, e famshme për publikimin e klasifikimit vjetor të njerëzve më të pasur në botë, ka publikuar klasifikimin e parë të personave, pasuria e të cilëve është rritur falë monedhave virtuale. Dhe për të hyrë në botën e kriptomonedhave duhet të kesh fituar të paktën 350 milionë dollarë.
Listën e “Richest People in Cryptocurrency”, në të cilën bëjnë pjesë 19 burra, e kryeson Chris Larsen, bashkëthemeluesi i Ripple, e cila është si një monedhë virtuale, si një instrument që lehtëson pagesat ndërkombëtare për bankat që përdorin teknologjinë blockchain. Pasuria e tij kripto varion 7,5 – 8 miliardë dollarë.
Në vend të dytë është Joseph Lubin, bashkëthemelues i Ethereum, një tjetër monedhë virtuale. Pasuria e tij vlerësohet 1 – 5 miliardë. Lubin, i lindur në Toronto (Kanada) ka punuar në Goldman Sachs dhe ka themeluar Consensys (një kompani me 600 persona që ndihmon në krijimin e kripto-kompanive).
A ndiqet nga Changpeng Zhao, i njohur si “CZ”, i cili, sipas Forbes, në vetëm shtatë muaj ka krijuar kompaninë më të madhe exchange në botë (Binance); pasuria e tij varion 1,1 – 2 miliardë dollarë.
Në vend të katërt janë binjakët 36-vjeçarë Cameron e Tyler Winklevoss, ndër të parët që vunë bast për Bitcoin (që në 2012). Pasuria e tyre varion 900 milionë – 1,1 miliardë dollarë.
Më poshtë klasifikimi i Forbes, “Richest People in Cryptocurrency”
1. Chris Larsen, Bashkëthemelues i Ripple: $7.5 – $8 miliardë
2. Joseph Lubin, Bashkëthemelues i Ethereum: $1 miliardë to $1.5 miliardë
3. Changpeng Zhao, CEO i Binance: $1.1 miliardë to $2 miliardë
4. Cameron dhe Tyler Winklevoss, bashkëthemeluesit e Gemini: $900 milionë – $1.1 miliardë
5. Matthew Mellon, Investitor individual: $900 milionë – $1 miliardë
6. Brian Armstrong, CEO i Coinbase: $900 milionë – $1 miliardë
7. Matthew Roszak, Bashkëthemelues i Bloq: $900 milionë – $1 miliardë
8. Anthony Di Iorio, Bashkëthemelues i Ethereum: $750 milionë – $1 miliardë
9. Brock Pierce, CEO i Bitcoin Foundation: $700 milionë – $1 miliardë
10. Michael Novogratz, CEO i Galaxy Digital: $700 milionë – $1 miliardë
11. Brendan Blumer, CEO i Block.one: $600 milionë – $700 milionë
12. Dan Larimer, CTO i Block.one: $600 milionë – $700 milionë
13. Valery Vavilov, CEO i Bitfury: $500 milionë – $700 milionë
14. Charles Hoskinson, Bashkëthemelues i Ethereum dhe IOHK (Cardano): $500 milionë – $600 milionë
15. Brad Garlinghouse, CEO i Ripple: $400 milionë – $500 milionë
16. Barry Silbert, CEO i Digital Currency Group: $400 milionë – $500 milionë
17. Vitalik Buterin, Krijues i Ethereum: $400 milionë – $500 milionë
18.Tim Draper, Themelues i Draper Associates: $350 milionë – $500 milionë
19.Song Chi-Hyung, CEO i Dunamu: $350 milionë – $500 milionë