‘Fjalët kanë një fuqi te madhe: ato janë në gjendje të ndihmojnë, të tregojnë një rrugë, të ngjallin shpresë. Kështu shkruan Eugenio Borgna, psikiatër i shquar, në librin e tij të fundit ‘Brishtësia brenda nesh’, dhe studiuesit i shtojnë: fjalët kurojnë. Dhe kjo është në bindjen se edhe ne mund të bëjmë diçka për të përmirësuar marrëdhëniet mes mjekut dhe pacientit që Fondacioni ‘Giancarlo Quarta’ (FGQ), është angazhuar në një udhëtim, të cilin e filloi dhjetë vjet më parë, për të siguruar instrumentet e dëgjimit dhe ndërhyrjeve në raportet e kurimit të sëmundjeve të rënda.’
Lucia Giudetti Quarta, presidente e Fondazionit Quartandërsa prezanton librin«Anche la parole curano», frut i një pune të gjatë të fondacionit dhe një historie të dhimbshme personale.
Libri i sapo publikuar nga vetë fondacioni, risjell përfundimet e projektit ‘Ippocrates’, kryer për dy vite radhazi nga institute i tumorit në Milano. Qëllimi i projektit: përmirësimi i marrëdhënieve mjek-pacient.
«Ippocrates ‘- thekson Giudetti Quarta- gjithashtu kishte një ndikim të menjëhershëm në sjelljen e mjekëve ashtu siç kishim supozuar. Dhe përmirësimi i marrëdhënieve mjek-pacient zgjati me kalimin e kohës, edhe pas përfundimit të ndërhyrjes sonë. Në këtë drejtim, drejtorët e departamenteve të përfshira kanë shprehur vlerësimin për aftësinë e metodës për të ndryshuar cilësinë e marrëdhënieve dhe për të matur rezultatet.
‘Duke vënë në dukje frekuencat e sjelljeve pozitive të mjekëve, kemi parë të përmirësohen si sasia ashtu edhe cilësia dhe linja që i përshkruan është ‘rrafshuar ‘, shenjë se është reduktuar mungesa e homogjenitetit të rezultateve në fushat e analizuara të komunikimit – vazhdon Pampallona , drejtor i përgjithshëm i FGQ -. Në të vërtetë janë përmirësuar të pesë parametrat e marrë në konsideratë: mundësia për të shpjeguar në mënyrë të qartë; krijimi i besimit; për të kuptuar emocionalisht; dëgjuar në mënyrë active; propozuar zgjidhje terapeutike. Por është mbi të gjitha parametri i të dëgjuarit aktiv, pikërisht sikundër kishin parashikuar në një vlerësim të parë të punës vitin e kaluar, që ka ndryshuar. ‘ Projektet e ardhshme? ‘Ne jemi të magjepsur nga mundësia e ofruar nga neuroshkenca sot, për të parë se çfarë ndodh në tru kur dhe në qoftë se është instaluar mes mjekut dhe pacientit një marrëdhënie pozitive. Kjo – përfundon Alan Pampallona – do i jepte edhe më shumë forcë një pune si kjo e jona ‘.