Forcimi i lekut ndikoi negativisht me 22 mln euro të ardhurat në buxhet gjatë 5-mujorit

11/08/2018 10:03 PM 0 komente

Forcimi i pazakonte i monedhës vendase në tregun vendas të këmbimit dha efekte negative në të ardhurat buxhetore.

Mbiçmimi me 10% i lekut ndaj euros ka dhënë efekte negative tek TVSH -ja e importeve, duke bërë që bizneset të paguanin në dogana më pak lekë se një vit më parë për të njëtën sasi malli.

Sipas përllogaritjeve nga Ministria e Financave efektet negative në të ardhurat buxhetore me orgjinë kursin e këmbimit ishin 3 miliardë lekë ose 22.5 milionë euro gjatë periudhës 5 mujore.

Importi i taksuar arriti në vlerën 191.6 miliardë lekë në janar-maj, ndërsa eksportet total arritën në vlerën 131.4 miliardë lekë. Krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar importi i taksuar u rrit me 4.3 miliardë lekë ose 2%, dhe eksporti total me rreth 20.5 miliardë lekë ose 18%. importet dhe eksportet do të ishin në vlera më të larta nëse nuk do të kishim efektet e kursit të këmbimit.

Të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën 42.1 miliardë lekë, 8% ose rreth 3.1 miliardë lekë më shumë se 5 mujori i vitit 2017 dhe 2.6% ose rreth 1.1 miliardë lekë më pak se plani. Rritja e importit të karburantit, krahasuar me 5 mujorin 2017, ka ulur prodhim vendas të këtij produkti dhe si rrjedhojë të ardhurat nga TVSH- ja në import janë rritur.

Importi i Energjisë Elektrike është ulur me 34% krahasuar me Janar- Maj 2017 me efekt në të ardhurat nga TVSH në import -37 milionë lekë. Karburanti import mbuloi rreth 97% të konsumit gjatë 5 mujorit të parë të vitit 2018 krahasuar me 65% që ishte ky tregues vitin e kaluar.

Grup-produktet me kontribut pozitiv në të ardhurat nga TVSH në import rezultuan: karburant import, automjetet e përdorura, mielli dhe gruri, priza dhe çelsa elektrikë, fruta perime etj. Metalet bazë dhe artikujt prej tyre rezultuan zëri kryesor me efekt negativë në të ardhurat nga TVSH në import me efekt -0.6 miliardë lekë (efekti negativ -1.4 milliardë lekë për shkak të rënies së sasisë së importuar me rreth 88 mijë ton, është zbutur nga rritja e çmimeve ndërkombëtare të metaleve dhe artikujve prej tyre, me efekt në TVSH +0.8 miliardë lekë).

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz