Monedha vendase ka shënuar një ditë mjaft pozitive sot në tregun e brendshëm të këmbimit valutor. Leku është forcuar kundrejt valutave të huaja kryesore, duke konfirmuar kështu kërkesën në rritje për të.
Siç është parashikuar tashmë nga ekspertët e këmbimit, por edhe bankierët, ky sezon veror pritet të jetë mjaft pozitiv për monedhën vendase, sidomos kundrejt euros. Në fakt, dobësimi i euros ka qenë pandalshëm për disa ditë me radhë dhe tashmë po i afrohet kufirit të 136 lekëve. Euro është këmbyer sot me 137.08 lekë, 0.28 lekë më pak se një ditë mirë parë. Ky kuotim i monedhës europiane është më i ulëti i rregjistruar në dy vitet e fundit ndaj dollarit amerikan.
Por dita e sotme ka rregjistruar edhe dobësimin e dollarit, pas një jave “force” për të. Dollari është zhvlerësuar ndjeshëm me 0.53 lekë, duke iu larguar nivelit prej 112 lekë. 1 dollar u kuotua sot në 111.24 lekë.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 111.24 -0.53
Euro EUR 137.08 -0.28
Poundi Britanik GBP 172.88 -0.33
Franga Zviceriane CHF 114.24 -0.12
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.