Monedha vendase është forcuar ndjeshëm sot në tregun valutor, duke nisur një javë të mbarë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej sot me 139.98 lekë, 0.17 lekë më pak se të premten e javës së kaluar, duke zbritur nën kufirin e 140 lekëve për herë të parë që prej gati 10 ditësh.
Rënie shënoi dhe dollari, i cili u këmbye me 108.31 lekë, 0.14 lekë më pak se fundi i javës së kaluar.
Në bursat ndërkombëtare dollari amerikan u forcua 0.2 për qind në 1.2939 për euro dhe ndryshoi pak në 107.30 jen. Euro ra 0.2 për qind në 138.83 jen.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.