FORD EDGE

25/03/2019 6:00 PM 0 komente

SUV-i më i suksesshëm i markës Ford, bën një hap të rëndësishëm teknologjik duke adoptuar sisteme të avancuara të sigurisë dhe ndërlidhjen me internetin. Motori turbodiesel ka një fuqi pothuajse 120 kf / litër. Çmimi duke filluar nga 50.400 euro

 

Me një performancë në rritje të fuqisë dhe teknologjisë në bord, modeli Edge 2019 është gati të konfirmohet si top game në kategorinë SUV. Motori diesel me 4 cilindra bi-turbo arrin 238 kf dhe 500 Nm të momentit përdredhës, me traksion integral dhe kambio automatike me tetë marshe.

E vërtetë, automjeti ka një peshë të madhe (mbi 2.100 kg), por kjo nuk ndikon aspak në drejtim. Terreni, siç mund ta shihni nga fotot, ishte një nga më të vështirët, megjithatë, me ndihmën e sistemit four-wheel drive në transferimin e momentit përdredhës (dhe falë gomave 21 inç) akulli duket thjeshtë asfalt i lagësht.

Modeli Edge gjithashtu vlerësohet për përformancën në rrugët off-road, pasi është 19 cm i lartë nga toka. Megjithatë, ai kurrë nuk do të fitojë një çmim për sa i përket konsumit, duke pasur parasysh masën dhe fuqinë: pas 180 km, kompjuteri i bordit shënoi mesatarisht 10 km/litër.

Kabina, në anën tjetër, mbetet një pikë e fortë për hapësirën që ofron dhe funksionet praktike, të huazuara nga modelet amerikane, si dhe për kapacitetin e konsiderueshëm të ngarkimit. Paneli qendror është krejtësisht i ri, ku në vend të levës klasike të marsheve ekziston një rrotull: spektakolare dhe e dobishme për të bërë vend për opsione të tjera si karikimi i telefonave me wireless. Tani sistemi multimedia Sync3 është gjithmonë e lidhur me web dhe sistemi audio është Bang & Olufsen. Çmimet fillojnë nga 50.400 euro.

 

 

2.0 ST LINE

Të dhëna teknike

Motori
• L4 turbodiesel
• Cilindrata 1.996 cm3
• Fuqia maksimale 175 kW (238 kf) në 4.000 xhiro/min
• Momenti përdredhës maksimal 500 Nm në 2.000 xhiro/min

Transmisioni
• Traksion integral me aktivizim automatik
• Kambio automatike me 8 marshe

Performanca
• Shpejtësia maksimale 216 km/h
• 0-100 km/h 9,6 s
• Përshkueshmëria mesatare 13,9 km/l

Përmasat dhe pesha
• Hapi 285 cm
• Gjatësia 483 cm

Gjerësia 193 cm
Lartësia 174 cm
• Pesha 2.116 kg

Çmimi
• 56.900 €

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of