E pajisur mirë, tepër teknologjike, kombinon cilësi të shkëlqyera rrugore me kapacitetin e lartë të ngarkesës
PAMJE TËRËSISHT E RE, më e gjatë, por mbi të gjitha më ambicioze. Është modeli i ri Mondeo, në shitje prej janarit, me çmime që fillojnë nga 28.250 euro. Rikthehet me një karroceri të re, edhe pse linjat e tendosura dhe të rrjedhshme nuk ndryshojnë shumë nga ato të gjeneratës së mëparshme. Është e propozuar në versionet veturë me pesë dyer dhe station wagon. Për të dy variantet gjatësia është 4.87 metra, 3 centimetra më tepër se e modelit aktual. Ndërkohë varianti wagon ka një bagazh me kapacitet maksimal që shkon nga 525 në 1.630 litra, me akses përmes një porte të pasme të gjerë me komandim elektrik, me sinjal akustik që lajmëron mbylljen e bagazhit (opsion shtesë). Pozicioni i drejtimit, tepër komod edhe për udhëtime të gjata, ofron shikueshmëria mjaft të mirë. Të jep përshtypjen sikur ndodhesh në timonin e një makine të një kategorie më të lartë: merita është e përkujdesjes së treguar në realizimin e kabinës dhe të materialeve të përdorura, të cilët kontribuojnë në krijimin e një ambienti elegant dhe të rafinuar. I pëlqyeshëm edhe pajimi, që parashikon në seri apo mesi opsion shtesë në varësi të versionit, pajisje për“Business Class” dhe sisteme të rafinuara sigurie pasive (shtatë airbag, të cilëve i shtohen edhe dy të integruar në rripat e pasmë, opsion prej 250 eurosh) dhe aktive (ndër të tjera, frenimi automatik për të shmangur përplasjet dhe sistemi i njohjessë këmbësorëve, teknologji radar që llogarit distancën me automjetin pararendës dhe kontrollon shpejtësinë e udhëtimit), të cilat mundësojnë një udhëtim sa më të qetë. Për sa i përket udhëtimit, Mondeo i ri station wagon mund t’ibesojënjë konfigurimi të shasisë dhe suspensioneve që privilegjon saktësinëdhe kontrollin edhe në shpejtësi shumë të larta. Pra, është e mbështetur mirë mbi katër rrotat edhe kur shoferi guxon pak më shumë. Meritë kjo edhe e ngurtësisë së shasisë (10 % më tepër se versioni i zakonshëm) dhe të suspensioneve të përditësuara, me ato të pasmet tërësisht të reja dhe me nivelim automatik, të cilat ofrojnë një kompromis të mirë midis sportivitetit dhe komfortit. Kështu, ndjesia që përfitohet gjatë drejtimit është ajo e futjesshumë të shpejtënë kthesë dhe zhvendosjeve të reduktuara të masave të kabinës. Të shumtë, nga ana tjetër, sistemet elektronike që monitorojnë dinamikën e udhëtimit, nga sistemi Torqe Vectoring deri tek sistemi i drejtimit me asistencë elektrike, me modalitetet Comfort, Normal dhe Sport të ndara nga kontrolli elektronik i suspensioneve.
Së fundmi, risi përbën edhe motori i ri 1.500 turbobenzinëEuro 6 prej 160 kf:fuqia duket e bollshme, edhe pse nëpër kthesat e ngushta në ngjitje dhe në rrugët e pjerrëta lë pak për të dëshiruar. Është i bashkërenduar me një kambio manuale me 6 marshe, leva e së cilës ka një korsë pak të gjatë për kalimin nga një raport tek tjetri. Mëkërkesë (+ 1.500 euro) ofrohet edhe kambio automatike.
Diçitura:
Mundësitë e shumta të rregullimittë ndenjëses (me ftohje dhe ngrohje) dhe të timonit,mundësojnë gjetjen e një pozicioni drejtimi tepër të rehatshëm. Kuadri i instrumenteveofron mundësinë e personalizimit të grafikës së xhiromatësit dhe kilometrazhit
1.5 Ecoboost | |
MOTORI | Turbobenzinë 1.498 cm3 |
FUQIA MAX | 118 kW (160 kf) |
MOMENTI PËRDREDHËS | 240 Nm në 1.500 xhiro/min |
TRAKSIONI | Rrotat e para |
KAMBIO | Manual 6 marshe |
0-100 km/h | 9.3 sekonda |
PËRSHKUESHMËRIA MESATARE | 16.9 km/litër |
PËRMASAT | Gjat. 487 – Gjer. 185 – Lart. 150 cm |
PESHA | 1.504 kg |
ÇMIMI | Nga € 28,250 |
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.