Bujqësia është një ndër sektorët me nivelin më të lartë të informalitetit, për shkak edhe të fragmentarizimit të madh të fermave. Në kuadër edhe të nismës anti informalitet, qeveria po përdor disa mënyra për të nxitur formalizimin e fermerëve. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi ka shpjeguar në Këshillin e Investimeve se një prej tyre janë subvencionet, ku cdo fermer përpara se të përfitojë, duhet të regjistrohet.
Milva Ekonomi: Reformat që ndodhin në treg kanë të bëjnë me rregullimin dhe lehtësimin e procedurave që ndjek një biznes kur do ti afrohet sektorit dhe do të fromalizohet. Në momentin kur vjen kjo mbështetje nga programe të ngjashme shtyn edhe më tej formalizimin që duam ti japim këtij sektori. Kështu që tërësia e të gjitha ndërhyrjeve nuk është fokusuar vetëm tek skemat mbështeësë direkte por cdo skemë mbështetëse që kërkon të fuqizojë sektorin merr me vete një komponent që është formalizimi.
Sipas të dhënave, në fund të vitit të kaluar, rezultonin të regjistruar mbi 18 800 fermerë nga 657 që ishte numri në 2014-ën. Ministrja ekonomi ka deklaruar se qeveria e sheh bujqësinë si një sektor prioritar, me focus fermerët e vegjël. Sipas saj, rritja e prodhimit bujqësor, eksporteve dhe të punësuarve në këtë sector ëhstë shoqëruar edhe me rritje të rimbursimeve, ku të dhënat tregojnë se për vitin 2015, janë dhënë për fermerët 670 milionë lekë rimbursim TVSH-je.
/ ORANEWS
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.