Në fund të vitit të shkuar u lajmërua nga qeveria aksioni i formalizimit në sektorin e ujit, me qëllim efikasitetin e përdorimit, ligjshmërinë në ujëmatësa dhe kontrata, shlyerjen e borxheve nga debitorët, si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.
Qytetarët kanë afat deri në 28 shkurt për t’u vetëformalizuar dhe për të paguar detyrimet e prapambetura të ujit, pa u penalizuar. Për bizneset kontrolli filloi në datë 1 shkurt 2018.
Aktualisht, të dhënat statistikore të aksionit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e ujit janë, si më poshtë:
Nëntor 2017-Shkurt 2018
16440 kontrata të reja
15922 aktmarrëveshje
40686 ujëmatësa të instaluar
Vetëm gjatë muajit Shkurt 2018:
Verifikime në terren në biznese:
20442
Arkëtime të borxhit:
226,946,092 lekë
Referime në organet përkatëse:
142
Aksioni kundër informalitetit në sektorin e ujit tashmë është në fazën e vetërregullimit, por në tremujorin e dytë të vitit do të hyjë në ciklin e ri, kur do të nisë zbatimi i forcës. Pas fazës së vetërregullimit nisin kontrollet në terren me gjoba dhe penalitete dhe ndjekje penale.
Pas ushtrimit të forcës gjatë fundit të vitit nis faza e “Trurit”, ku evazioni do të kontrollet dhe menaxhohet nga zyrat nëpërmjet analizave nga të dhënat e grumbulluara në dy fazat e para të aksionit, sqaron qeveria në dokumentin e ri të reformave ekonomike.
Qeveria synon reduktimin e informalitetit në sektorin e ujit 0% deri në dhjetor 2018. Gjithashtu deri në vitin 2020 synohen që humbjet në rrjet të arrijnë në 59% nga 67% që janë aktualisht.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.