Sezoni i Formula 1 është duke hyrë në fazën e tij më të nxehtë, por ndërkohë është zyrtarizuar kalendari i vitit 2018, ku nuk mungojnë risitë. Këshilli Botëror i Motorsport FIA ka miratuar kalendarin, në një takim në Gjenevë të Zvicrës. Do të shtohet numri i garave, 21 gara, siç ka ndodhur në vitin 2016 (duke barazuar numrin më të madh të garave të zhvilluara ndonjëherë).
Risia më e madhe është rikthimi i dy pistave historike, Franca dhe Gjermania.
Çmimi i Madh i Francës është parashikuar më 24 qershor në Le Castellet, ku hera e fundit që është zhvilluar një garë ka qenë në vitin 1990.
Amerikanët e Liberty Media, pronarët e rinj të Formula 1, janë të kënaqur me këtë zgjedhje: “Është një rikthim i rëndësishëm”. Ndërsa, gara e Gjermanisë do të rikthehet në pistën e famshme të Hockenheim-it.
Siç u bë e ditur disa javë më parë, në kalendar nuk është Malajzia. Ndërkohë janë konfirmuar Kina dhe Singapori, të cilat përbëjnë pjesën aziatike, dhe që zakonisht zhvillohen në fazën finale të sezonit.
Po ashtu janë bërë edhe disa ndryshime të vogla: Në Rusi gara është shtyrë për më 30 shtator, ndërsa gara e fundit do të zhvillohet në Abu Dhabi, më 25 nëntor 2018.
Më poshtë kalendari i vitit 2018
25 mars – Melburn, Australi
8 prill – Shangai, Kinë
15 prill – Sakhir, Bahrejn
29 prill – Baku, Azerbajxhan
13 maj – Barcelonë, Spanjë
27 maj – Monako, Montekarlo
10 qershor – Montreal, Kanada
24 qershor – Le Castellet, Francë
1 korrik – Spielberg, Austri
8 korrik – Silverstone, Britani e Madhe
22 korrik – Hockenheim, Gjermani
29 korrik – Budapest, Hungari
26 gusht – Spa-Francorchamps, Belgjikë
2 shtator – Monza, Itali
16 shtator – Marina Bay, Singapor
30 shtator – Sochi, Rusi
7 tetor – Suzuka, Japoni
21 tetor – Austin, Teksas, ShBA
28 tetor – Mexico City, Meksikë
11 nëntor – Sao Paulo, Brazil
25 nëntor – Yas Marina, Abu Dhabi