Forumi Ekonomik i Vjenës, dita e parë e të cilit u zhvillua dje, me pjesëmarrjen e 6 vendeve ballkanike me përfaqësuesit e tyre, takim i cili synon bashkëpunimin në fusha kryesore ekonomike, si dhe “ëndrra” e përbashkët për të qenë pjesë e BE-së.
Sot, zhvillohet dita e dytë e këtij forumi, i vetmi perfaqesues shteti që mungon, është kryeministri grek Tsipras.
Në nisje të tij, kryeministri Rama, i cili hapi me fjalën e tij këtë forum, shprehu mirëseardhjen shqiptare për të gjithë pjesëmarrësit ballkanas.
“Evropa Juglindore ka aspiratën e re për integrim evropian dhe shihet si një shans unik për paqe, nuk kemi kohë për të parë mbrapa, por duhet hyrë në një fazë të re për të kontribuar aktivisht mes nesh.
Kjo konferencë për ndërlidhjen e njohurive, përpjekjeve dhe aspiratave sjell epokë të re për Ballkanin.
Në kuadrin e krizës, askush nuk është i paprekshëm, ndaj duhet të inkurajojmë njëri-tjetrit për të ecur më tej, rajoni është thelbësor politikisht, por edhe ekonomikisht.” – tha Rama në nisje.
Ai theksoi se synimi ynë i përbashkët i të gjitha vendeve është të bëhemi anëtarë të BE, kjo do jetë më e mira për Shqipërinë, rajonin dhe të gjithë botën. Kryeministri shtoi edhe se kjo nuk është sfidë e lehtë.
“ Procesi për të marë hapat e nevojshëm është i rëndësishëm, ashtu si konferenca e Berlinit na solli hapat e duhur.
Projektet e infrastrukturës janë ndër më të rëdnëisshmë, ofrojnë një të prekshme për vendet tona, na sjellin stabilitet dhe prosperitet.
Duhen mjetet e duhura për rritjen ekonomike, për të zbatuar projekte të rëndësishme për të bërë arritur këtë rritje. Duhen mjete të brendshme, ashtu edhe të jashtme, brenda rajonin, që të krijojmë një bashkëpunim të ri mbrenda rajonin.
Samiti SEEP është një mundësi e mirë, për të arritur mjetet dhe për të përcktuar atë që mund dhe duhet të bëhet më mirë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe mirëkuptim të përbashkët.” – u shpreh Rama.
Kryeministri shqiptar theksoi se lidhja e kryeqyteteve ballkanase: infratruktura dhe lidhja me projekte të tjera janë kryefjala e ditës së sotme.
Vucic: Rruga objektivi kryesor, anëtarësimi në BE synim i përbashkët
Kryeministri serb Vucic, theksoi se ramë dakord për objektivat e përbashkëta për rajonin: rruga evropiane është çështja kryesore si dhe anëtarësimi në BE.
“Kjo gjë nuk ndodh menjëherë por ne do të vijojmë bisedat tona.
Nuk duam të jemi më pjesa më e varfër e BE-së, duam të jemi sa më të suksseshëm, ndaj bëjmë reforma ekonomike, por bashkëveprimi rajonal na sjell përfitime më të mira për reformat tona.” – tha Vucic.
Mustafa: Infrastruktura, energjia dhe tregtia, synime bashkëpunimi rajonal
Kryeministri Mustafa theksoi se mosmarrëveshjet tona do t’i lëmë pas dhe do t’i shndërrojmë në ura të bashkëpunimit mes nesh.
“Synimi ynë, si Kosovë, është të futemi në familjen evropiane. Të gjithë ne si vende kemi specifikat tona për ngecjet në fushën ekonomik, infrastrukturën e munguar, apo edhe nevojën për përkrahje më të madhe të insitucionet financiare evropiane apo botërore.
Deri tani ne kemi punuar në disa projekte të përbashkëta, psh. Autostrada që na lidh me Shqipërinë, por dëshirojmë që të na lidhë edhe më Serbinë që të kemi bashkëpunime ekonomike më të frytshme.
Po ashtu po punojmë me rrugën me Maqedoninë, besoj do të përfundojë brenda 3 viteve. Po punojmë edhe me hekurudhëm mes Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Ne po punojmë edhe për linjën e interkonjuksionit me Shqipërinë, projekt i rëndësishëm ky që do i shijojmë frytet vitin tjetër.
Ne kemi kapacitetin dhe potencialet për të zhvilluar tregti mes të gjithë shteteve rajonale.” – tha Musafa.
Gjukanovic: Uniteti për BE-në dhe stabiliteti na bashkon
Kryeministri i Malit të Zi, Gjukanovic, theksoi që Evropa të jetë potencialisht e aftë dhe konkurruese në botë, duhet të kemi unitet të plotë në të gjithë kontinentit.
Një tjetër çështje që iu referua, ishte synimi për stabilitet të përhershëm. Ai përmendi ngjarjet në Maqedoni që sollën shqetësime për të gjithë rajonin. Ai përmendi edhe përgëzoi dy kryeministrat Kosovës dhe Serb për të arritur të zgjidhet mosmarrëveshjet.
“Dinamika pozitive duhet të ruhet në të ardhmen”- theksoi Gjukanovic.
“Prioriteti për Ballkanin Perëndimor është infrastruktura, duke përfshirë edhe vendin më të zhvilluar që është Kroacia”- tha Gjukanovic.
Zvizdic: Ky forum ekonomik synon intensifikimin e marrëdhënieve tona
Zvizdic, kryeministri i Bosnjës dhe i Hercegovinës, theksoi se duhet të bashkëpunojmë në të gjitha fushat, edhe politikë dhe ekonomikë, duhen vendosur disa prioritete. “ duhet të bëhemi tërheqës për investime” – theksoi kryeministri boshnjak, i cili përmendi edhe faktin se Bosnja është e teta në Evropë për burimet hidrike, por edhe pasuria e fushave bujqësore, vlen të theksohet për agrikulturën.
“Lufta kundër korrupsionit është ende një fushë ku duhet të fokusohemi, Ky forum ekonomik synon intensifikimin e marrëdhënieve tona” – tha në fund Zvizdic.
Gruevski: Maqedonia e orientuar drejt reformave, do zgjidhim krizat e brendshme
Kryeministri i Maqedonisë Gruevski theksoi sakaq se është e rëndësishme që procesi drejt BE-së të mos ndalojë, të ketë mbështetje nga BE-ja që ne vendet ballkanike të bëjmë reforma.
“Kemi në fokus te punësimi dhe rritja e nivelit të mirëqenies për qytetarët. Duam të tërheqim sa më tepër investime. Kjo na ka ndihmuar të kemi një rritje ekonomike të lartë, gjatë këtij viti e presim ta kemi më të lartin në Evropë. Ne jemi të interesuar për ndërtimin e korridorit të 8 dhe 10.
Ne do të vijojmë me zgjidhjen e krizave të brendshme, për të ecur përpara” – tha në fund ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.