Cani i kërkon falje biznesit për paketën fiskale: na detyroi borxhi …
NE PERDITESIM\Gjatë zhvillimit të Forumit Ekonomik të organizuar në Tiranë nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri është ndalur tek ndryshimi i legjislacionit në fushën e energjisë, përmirësimi i situatës, si dhe reduktimin e humbjeve në rrjet. Gjiknuri ndër të tjerash paralajmëroi se qeveria ka ndër mend të rishikojë çmimin e energjisë: “ Viti 2014 është i rëndësishëm për miratimin e ligjit të ri të energjisë. Do t’i vijë në ndihmë biznesit, pasi një sektor i rregulluar i energjisë do t’i vijë në ndihmë investimeve. Ne do të kërkojmë mënyra për zgjidhjen e problemit të vendosjes së çmimit të energjisë. Do ta rishikojmë këtë. Nuk duam të rëndojmë qytetarët. Është me rëndësi që të gjithë aktorët të japin kontributin e tyre. Do të investojmë në linjat e transmetimit, e konsiderojmë me rëndësi” tha Gjiknuri.
Ministri Gjiknuri është ndalur edhe tek sektori i Industrisë, ndërsa tha se duhen ndërhyrje për të eliminuar rregullat e padrejta të lojë, duke i hapur kështu mundësi investimeve efikase. Ai tha se do të rishikohen koncensionet e dhëna në fushën e naftës, mineraleve dhe instrustrisë në tërësi, duke theksuar se do të bëhet transparencë.
Forumi Ekonomik ka si qëllim të diskutojë mbi problemet kryesore dhe sfidat me të cilat biznesi i huaj në Shqipëri përballet dhe për të dhënë një mesazh bashkëpunimi dhe mbështetje për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Në aktivitet marrin pjesë përfaqësues të komunitetit të biznesit të huaj në vend, si dhe institucionet relevante të ekonomisë.
Ndërsa ministri i Financave, Shkëlqim Cani në fjalën e tij tha se brenda muajit qershor do të jetë gati një paketë e re fiskale e cila do të sjellë përmirësime të mëdha në klimën e biznesit, dhe që do të ketë partner kryesor biznesin në hartimin e saj.
Në forumin ekonomik të organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) me fokus financat, energjinë dhe industrinë, ministri Cani i kërkoi ndjesë komunitetit të biznesit për mos përfshirjen e disa sygjerimeve të tyre,në ndryshimet fiskale që nisën zbatimin nga 1 janari i 2014-ës.
Sipas tij, borxhi i lartë publik i fshehur nga qeveria paraardhëse, e bëri të pamundur konsultimin me biznesin, pasi iu dha prioritet evidentimit të borxhit si dhe gjetjes së rrugëve për shyerjen e tij. “As ne nuk e dinim që do të përballeshim me një realitet, ku borxhi i fshehur do të kapte shifrat e 10 % të PBB-së. Na u desh të riformulonim idetë tona”, deklaroi ministri Cani. Ai foli për shlyerjen e borxhit publik që shteti u ka kompanive për punë publike të kryera.
“Po identifikojmë mundësitë, në tregun e brendshëm, atë ndërkombëtar, si dhe për marrjen e kredive me BB dhe FMN-në”, theksoi Cani.
Cani foli edhe për përmirësimet në kuadrin fiskal që u ndërmorën në fund të vitit 2013. Sipas tij, rimbursimi i TVSH-se që u zgjatë në afat kohor ka anën pozitive, pasi do të kryhet automatiksiht nga drejtoria e Thesarit në afatin kohor të 60 ditëve.
Ndryshe nga sa ndodhi në fund të vitt 2013, ku nuk u morën parasysh kërkesat e komunitetit të biznesit për hartimin e paketës së re fiskale, Ministri Cani ftoi biznesin të përgatisnin propozimet e tyre dhe ti paraqisnin ato në tre insitucionet, në përbërje të të cilëve janë përfaqësuesit e biznesit, si Këshilli Ekonomik Kombëtar apo Këshilli Tatimor. Ne do të diskutojmë bashkë me ju për paketën e re fiskale, siguroi Cani.
Forumi Ekonomik ka si qëllim të diskutojë mbi problemet kryesore dhe sfidat me të cilat përballet biznesi i huaj në Shqipëri dhe për të dhënë një mesazh bashkëpunimi dhe mbështetje për përmirësimin e klimës së biznesit në vend
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.