Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri organizuan aktivitetin “Forumi për Paketën Fiskale 2015”, ku ministri i Financave Cani prezantoi një sërë risish mbi paketën fiskale të 2015, megjithese theksoi se ajo nuk ka marre ende formen perfundimtare.
“ Buxheti I vitit 2015 ka dy objektiva kryesore për ekonominë, rritjen ekonomike dhe uljen e borxhit publik.”, u shpreh ministri. Ai shtoi se rritja pritet të jetë rreth 3% vitin e ardhshëm.
Edhe buxheti afatmesëm një sërë reformash do të ndërmerren. U theksua se do të mbyllet shlyerja e detyrimeve ndaj biznesit.
“Nuk janë shifra përfundimtare por theksoj se 412 mld lekë është totali i të ardhurave 27.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, 472 mld lekë janë shpenzimet dhe investime 5% e GDP. “, deklaroi sërish Cani. Deficiti pritet të ulet në rreth 4% të PBB-së.
Ministri gjithashtu deklaroi se peshkimi, përjashtohet nga taksa e qarkullimit. Ai shtoi se do të njhen firot e biznesit brenda 6 muajve.
Kjo sipas Canit ka qenë një kërkesë e përsëritur e biznesit. “Brenda 6 muajve qeveria do imponohet për të nxjerrë ligjin për njohjen e firove”, tha Cani dhe kjo sipas tij do të çojë në rritjen e fitimeve të biznesit.
Amortizimi i kapitalit, nga ana tjetër, do të bëhet shpenzim i zbritshëm për bizneset.
Në fokus të paketës fiskale është dhe nxitja e bujqësisë, ku do të hiqet taksa për miellin dhe grurin.
Cani tha se parashikohet të reduktohet dhe renta minerare për kromin, me synimin nxitjen e kësaj industrie.
Ndërsa për sa i përket pensioneve, u shpreh se do të ketë pensione sociale për shtresat në nevojë, ndërsa pensioni vullnetar është në fazat fillestare. Gjithashtu, do të ketë mbrojtje ndaj personave që kanë derdhur kontribute për sigurimet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.