Fox Sports ka paguar 15 milionë dollarë për të transmetuar Copa America Centenario, turneun më të madh të futbollit që zhvillohet në SHBA në më shumë se 20 vjet, sipas njerëzve me njohuri rreth kontratës.
Kontrata e Fox është rreth një e katërta e shifrës që Univision paguan për të drejtat e transmetimit në gjuhën spanjolle, thanë personat, të cilët kërkuan anonimitet për shkak se detajet e marrëveshjes janë konfidenciale.
Turneu prej 16-ekipesh, projektuar për të shënuar 100-vjetorin e kompeticionit të klubit kuartal të gjithë Amerikës së Jugut, është në qendër të një skandali për korrupsion ndërkombëtar që ka çuar drjet aktakuzës së disa zyrtarëve të lartë të futbollit. Departamenti amerikan i Drejtësisë ka pretenduar se një kompani që blen media, Datisa, ka paguar më shumë se 100 milion dollarë në ryshfete për të ndërmjetësuar të drejtat për katër turne duke filluar vitin e kaluar me Copa America në Kili.