Britania duhet të paguajë në buxhetin e Bashkimit Evropian dhe të pranojë juridiksionin e gjykatave të BE-së, nëse dëshiron që bankat e saj të vijojnë të mbajnë akses të plotë në tregjet e bllokut pas Brexit. Kështu është shprehur presidenti francez Emmanuel Macron, duke ngritur kushtet ndaj kryeministres britanike Theresa May.
Duke folur së bashku pas një takimi të gjatë në pranë Londrës, Macron tha se synimi i tij kryesor në negociatat e Brexit është të sigurojë që “tregu i vetëm të ruhet, sepse kjo është në pikëpamjet e Bashkimit Evropian”.
Ai tha se Britania duhet të vendosë se çfarë dëshiron.
“Unë jam këtu as për të ndëshkuar, as për të shpërblyer Britaninë,”- u tha Macron gazetarëve në përfundim të samitit. “Doni të pranoni një treg të vetëm me financimin që është pjesë e tij? Patjetër, por kjo do të thotë kontribute financiare dhe pranimi i juridiksionit evropian “.
Debati rreth asaj se si bankat e Britanisë dhe industria e shërbimeve financiare do të jenë në gjendje të hyjnë në tregjet evropiane pas Brexi, është duke u shndërruar në betejën më të madhe të negociatave të ardhshme mbi marrëdhëniet midis Britanisë dhe bllokut të BE-së.