Për guvernatorët francezë dhe gjermanë Eurozona duhet të ketë Ministrinë e Financave të bllokut, në mënyrë që të arrijë rritje të qëndrueshme.
Ata shkruajnë pikërisht në editorialin e “Sueddeutsche Zeitung”, me titull “Evropa në udhëkryq”, se Banka Qendrore Evropiane nuk është në gjendje të krijojë rritje të qëndrueshme afatgjate për bllokun monetar 19 anëtarësh dhe se ajo nuk arrin inflacionin e synuar prej 2% për tre vjet radhazi dhe nuk ka gjasa për ta arritur atë së shpejti për shkak të çmimeve të ulëta të naftës, rritjes ekonomike të papërfillshme, kreditimin e dobët dhe rritja e pagave modeste në eurozonë.
Në fakt ideja për një ministri të tillë është paraqitur në vitin 2011 me qëllim forcimin e koordinimit të politikava nacionale, pasi kriza ekonomike detyroi Bashkimin Evropian të financojë kreditë e shpëtimit në qindra-miliarda euro për Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë.
Guvernatorët gjermano-francezë vënë në dukje se asimetria aktuale midis sovranitetit kombëtar dhe solidaritetit të përgjithshëm krijon një rrezik për stabilitetin e bashkimit monetar”dhe në mënyrë të veçantë ata kërkojnë themelimin e Ministrisë së Financave, në lidhje me një këshill fiskal të pavarur, si dhe për më tepër krijimin e organit të fuqishëm politik që do të marrë vendime.