Ministri i Bujqësisë Krasniqi ka thënë MBPZHR-ja është në përfundim të hartimit të programit të këtij viti, përmes të cilit do të zgjerohet mbështetja për shumë kultura bujqësore në funksion të zhvillimit dhe qëndrueshmërisë se mëtejme të agrobizneseve vendore.
“Përmes kësaj mbështetje, do arrihen të krijohen kushte më të favorshme për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, gjë që po ndikon në shtimin e cilësisë dhe konkurrencës së këtyre prodhimeve”, deklaroi ai.
Nga ana e saj, ambasadorja franceze Maryse Daviet, ka vlerësuar punën e ministrisë në drejtim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë dhe rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën, dhe tha se në fokus do të jetë edhe bujqësia, si sektori kryesor për zhvillimin ekonomik. / Kosovapress
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.