Kompanitë franceze po bëjnë përpjekje që të luajnë një rol të rëndësishëm në projektet e reja greke, duke marrë shkas nga vizita dy-ditore e Presidentit francez Emmanuel Macron në Athinë.
Greqia e sheh vizitën e parë të Macron, që kur erdhi në pushtet në qershor, si një votë besimi në ekonominë e saj, e cila ngadalë po del nga një krizë borxhi , që frikësoi shumë investitorë.
Kreu i kompanisë Total, ishte midis përfaqësuesve të 40 bizneseve, që udhëtonin me presidentin Macron, i cili deklaroi për mediat greke se priste miratimin e parlamentit grek për të kërkuar naftë jashtë bregut perëndimor të vendit, deri në fund të vitit.
Shteti grek dhe një konsorcium i përbërë nga Total, Edison i Italisë dhe Hellenic Petroleum kanë nënshkruar një marrëveshje qiraje për të kërkuar naftë dhe gaz në Detin Jon.
“Ne presim ratifikimin e marrëveshjes nga parlamenti i Greqisë deri në fund të vitit për të filluar punën,”- deklaroi shefi ekzekutiv Patrick Poujane.