Greqia ka të ngjarë të fitojë më shumë kohë për të paguar borxhin e saj në qoftë se e mban buxhetin e saj në balanc dhe aplikon reformat e premtuara por borxhi nuk do të ‘fshihet’, thanë zyrtarët francezë të enjten.
Gjatë një serie deklaratash që theksojnë qëndrimin e Parisit disa ditë përpara bisedimeve me qeverinë e re të Aleksis Tsipras, zyrtarë të lartë francezë thanë se anulimi i borxhit të Greqisë nuk përbënte një opsion, për arsye se ajo do të godiste rëndë tatimpaguesit e tjerë evropiane.
Sapin nuk dha hollësi për rinegocatat. Më parë, ministri i cështjeve evropiane Harlem Desir, tha se diskutimet mund të mbulojnë kuadrin kohor të shlyerjes.
Megjithjatë Sapin paralajmëroi se të gjitha bisedimet do të vareshin nga qëndrimi që Greqia do të mbajë ndaj reformave dhe balancimi i buxhetit të saj.
Parisi, i cili do të presë në vizitë zyrtare ministrin e ri grek të financave Yanis Varoufakis të hënën, ka problemet e veta buxhetore dhe e sheh veten në pozitë të mirë për të vepruar si një ndërmjetës midis qeverisë së re anti-shpëtim në Athinë dhe partnerëve të saj evropian, përfshirë Gjermaninë.
‘Franca dëshiron të lehtësojë dialogun mes Greqisë dhe të gjithë zonën e euros .. kaosi grek do të ishte i tmerrshëm për Greqinë dhe do të ishte dicka shumë e keqe edhe për Evropën,’ tha Sapin për ligjvënësit.
Komentet e tij ishin në përputhje me ato të ministrit të ekonomisë Emmanuel Macron, i cili i tha më herët për gazetarëtt se Greqia nuk do të përftojë ‘asnjë lëshim të vecantë ‘për shkak të ndryshimit të qeverisë së saj.
Por Macron gjithashtu tha se Evropa duhet të dëgjojë mesazhin e votuesit grekë, i cili ka votuar partitë qeveritare kundra masave shtrënguese shoqëruar me paketën e ndihmës që shpëtoi vendin nga falimenti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.