Franca do të vendosë teknologji anti-dron për të ndërhyrë dhe për të marrë kontrollin ndaj çdo makine fluturuese, që shkel ndalim-fluturimin mbi zonat e stadiumeve në Kampionatin Europian, pjesë e masave të parashikuara për të siguruar ngjarjen më të madhe sportive të Europës, që nga sulmet në Paris në nëntor.
Në një intervistë ekskluzive për The Associated Press, shefi i Sigurisë së Euro 2016, Ziad Khoury, tha se zona e ndalim-fluturimit do të shpallet mbi të gjithë 10 stadiumet, si bazë trajnimi për 24 ekipet, në turneun që nis më 10 qershor.
“Ne kemi konstatuar përhapjen e përgjithshme të dronëve të telekomanduar”, tha Khoury në zyrën e tij në Paris. “Pra, ndalim-fluturimi në secilën zonë do të përcaktohet qartësisht, për çdo stadium – do të vendosen duke punuar me shtetin, i cili do të ndërhyjë dhe do të marrë kontrollin e tyre, nëse ata janë të rrezikshëm”- tha z. Khoury.
Autoritetet franceze janë trajnuar për mundësinë e dronëve që janë instruktuar që të shpërndajnë armë kimike mbi turmat. Një stërvitje në prill në Saint-Etienne, ka imagjinuar që një njeri që rri kot, mbante agjentë kimikë dhe ishte infiltruar si spektator në stadiumin e Guichard.
“Kur jeni duke përgatitur një ngjarje të kësaj përmase, duhet të imagjinojmë të gjithë skenarët, edhe ato më të pamundur”, – tha Khoury.
Ai tha se autoritetet nuk kanë inteligjencë të veçantë për të treguar nëse dronët janë një kërcënim, por janë duke u përgatitur për çdo eventualitet. Masat anti-dronë që do të vendosen nga forcat ajrore franceze dhe policia “nuk janë domosdoshmërisht të pagabueshëm, sepse teknologjia e dronëve është e kohëve të fundit. Le të themi se kjo është një masë parandaluese që nuk ka ekzistuar në ngjarje të mëparshme sportive”,- tha ai.
“Ideja nuk është që të shkatërrojmë dronët, sepse mund të rrëzohen në publik. Kjo është një mënyrë për të parandaluar ata nga fluturimi mbi stadiumet dhe ndoshta për të arrestuar pilotët e tyre”, tha Khoury.
Parametrat e sigurisë së zgjeruara rreth stadiumet duhet që të mbajnë pilotët në një distancë të konsiderueshme, tha ai.
“Pra, rreziku për ndeshjet duhet të jetë i kufizuar. Për vende të tjera, kjo është një çështje tjetër”, ka thënë Khoury, duke shtuar se asgjë nuk është identifikuar në mënyrë të veçantë, thjesht po punohet për të gjitha hipotezat, kështu që ne mund të përgjigjemi.