Ekonomia e dytë më e madhe në Europë është parashikuar që të ketë një rritje në tremujorin e tretë të vitit, por së shpejti do të kalojë tavanin, sipas guvernatorit të Bankës së Francës.
Rritja e PBB-së së Francës pritet të përshpejtohet me 0.3% në këtë tremujor, pasi kaloi një periudhë në stanjacion në tremujorin e dytë, tha François Villeroy de Galhau, kreu Bankës Qendrore të vendit.
Zoti François Villeroy de Galhau tha se ai priste që rritja vjetore do të ishte 1.4% në 2016, e pandryshuar nga një parashikim më i hershëm i Bankës Qendrore dhe më mirë se rritja prej 1.2% e regjistruar vitit 2015.
Sido qoftë, në deklaratën e tij për Radio Europë 1, kreu i Bankës Qendrore tha se rritja ekonomike e ka kapërcyer tavanin, sipas citimeve nga Bloomberg.
Ai shtoi se inflacioni do të rritej më pas se 1% në muajin në vijim, nga niveli aktual prej 0.4%.
Ish-bankieri i bankës BNP Paribas, Villeroy de Galhau u emërua si guvernator i Bankës Qendrore vitin e shkuar pas një periudhe 12-vjeçare në drejtimin e bankës më të madhe në Francë.
Ai shtoi se qeveria duhet të synojë që të sjellë deficitin buxhetor në nivelin e objektivit të Eurozonës prej 3% të PBB-së, pasi vitesh që ka shkelur tavanin e vendosur.