Franga zviceriane në nivelin e saj më të lartë

09/08/2017 9:13 AM 0 komente

Franga zviceriane shënoi nivelin e saj më të lartë këtë të mërkurë. Ajo avancoi me 1.4 për qind kundrejt euros dhe u këmbye me 0.9611 franga për euro.

Ndërsa kundrejt dollarit amerikan ajo ra me 0.6 për qind dhe u këmbye me 0,9688 franga për dollar amerikanë, duke shënuar nivelin e saj më të ulët në këto dy javët e fundit.

Dollari amerikan humbi pikë kundrejt jenit. Ai ra me 0.3 për qind dhe u këmbye me 109.94 dollarë amerikanë për jen.

Edhe dollari australian shënoi rënie kundrejt jenit. Ai ra me 0.6 për qind dhe u këmbye me 86.77 dollarë australianë për jen.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz