Zëvendës Kryeministri i vendit, Niko Peleshi ka bërë me dije ditën e sotme, se një nga vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë ishte shpallja pushim e ditës së hënë, në rast se festat bien në fundjavë.
“Kur festa zyrtare bie në ditët e pushimit javor, dita e hënë do të jetë ditë pushimi. Kjo vlen edhe për komunitetet fetare. Duke nisur nga e hëna që vjen, e cila është e hëna pas Pashkëve Katolike, do të jetë pushim e hëna për të gjitha festat që janë në fundjavë”,- tha z. Peleshi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.