Fundjava ideale, vizitojeni Hong-Kongun si të ishit vendas

16/05/2017 5:21 PM 0 komente
hong kong

Hong-Kongu nuk përmendet vetëm për kulinarinë e tij dhe për shopping-un me çmime të lira, sepse ai ka shumë më shumë për të ofruar.

Ai është një prej kryeqyteteve aziatike me një numër të madh galerish, ankandesh për vepra arti dhe ekspozitash ndërkombëtare, të cilat janë rritur shumë në numër, sidomos në vitet e fundit.

Më poshtë do të gjeni një itinerar mjaft të thjeshtë për t’u ndjekur nëse doni ta vizitoni Hong-Kongun vetëm gjatë një fundjave:

E shtunë

1 Shkallët elektrike më të gjata në botë

Këto janë shkallët elektrike më të gjata në të gjithë botën (800 metra) dhe ngrihen deri në 135 metra lartësi. Ky sistem u bë funksional që në fillim të viteve 1993 dhe nuk bëhet fjalë për një shkallë të vetme elektrike, por për 20 shkallë të cilat lidhen me njëra-tjetrën me ura, ku ju mund të pushoni, ndërsa duke marrë shkallët jo të lëvizshme mund të ndryshoni destinacion. Nëse përshkoni të gjithë këtë itinerar që zgjat afërsisht deri në 20 minuta, ju  mund të shikoni dhe të vizitoni galeri, restorante dhe një prej tregjeve më të frekuentuara në rrugën më të vjetër të qytetit, Graham.

HK-Central-Mid-Levels-Escalators-Again-4

2 Rrugët e vjetra të qytetit

Nëse vendosni të zbrisni nga shkallët elektrike në stacionin e rrugës Hollywood, ju mund shikoni Godinën Qendrore të Policisë dhe Burgun Viktoria.

Nëse do të merrni rrugën e sipërme Old Bailey ju mund të shihni më nga afër burgun Viktoria, ndërsa nëse merrni rrugën e poshtme ju do të kaloni në rrugën Hollywood, ku do të ndiheni si në një skenë të vërtetë.

Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 dyqane antike dhe galeri arti. Këtu ju mund të vizitoni edhe tempullin e Man Mo, një prej tempujve më të vjetër të Hong Kongut, në të cilin i njerëzit besimtarë i falen Zotit të Letërsisë dhe Zotit të Luftës, i cili është ndërtuar që në 1847. Zakonisht ai frekuentohet shumë nga studentët të cilët falen për të pasur sukses gjatë provimeve.

central police station

Man Mo

3 Blerje në zonën PMQ

Nëse do të vazhdoni në rrugën Hollywood dhe më pas rrugën Aberdeen, ju do ta gjeni veten në një prej qendrave të mbushura me artistë që performojnë në rrugë. PMQ (Police Married Quarters) ka qenë një ndër lagjet e policëve, ndërsa në ditët e sotme ajo është e mbushur me studio dizajni, galeri arti dhe disa prej kafeneve më trendi. Këtu do të gjeni edhe një prej dyqaneve më të vjetër artizanalë në të cilin tregtohen bizhuteri të punuara të gjitha me dorë.

pmq_butterboom

4 Rruga e kujtimeve të fëmijërisë

Nëse do të ecni përgjatë rrugës Tai Yuen, ju do të shihni një rrugë të gjithën të mbushur me dyqane ku tregtohen vetëm lodra fëmijësh, e cila do t’ju kthejë me siguri pas në kohë.

5 Bashkohuni me vendasit për çajin e pasdites

Për të pasur një përvojë unike, këshillohet që të shkoni të vizitoni restorantin Kam Fung në 41 Spring Garden Lane.

Kjo shtëpi çaji ofron disa prej llojeve më të mirë të çajit me qumësht, tortave me vezë dhe ëmbëlsirave me ananas, karakteristike të zonës.

E diel

6 Ngjitja në shpinën e Dragoit

Shpina e Dragoit është një prej shtigjeve që të ofron pamjen më mahnitëse në Hong Kong, nga ku mund të shihen Shek O, Tai Long Wan, Stanley, Tai Tam dhe Deti i Kinës Jugore. Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë shteg është se ai është shumë i lehtë për t’u ngjitur. I gjithë ky rrugëtim mund të zgjasë rreth 2 orë për fillestarët dhe më pak për ata që e kanë vizituar edhe herë të tjera.

dragon back

7 Kafe artizanale kineze

Për të gjithë ata që e pëlqejnë shumë kafenë, një prej lokaleve që nuk mund ta lënë pa vizituar nëse shkojnë në Hong-Kong është Omotesando Koffee në Wan Chai. Edhe pse lokali është minimalist në arredim, shija që do t’ju lërë kafeja pasi ta provoni, do t’ju detyrojë që të nesërmen të vini sërish. Këtu keni mundësinë për të parë edhe të gjithë procesin, që nga bluarja e kokrrave të kafesë e deri tek produkti përfundimtar që ju serviret në tavolinë.

OMOTESANDO HONGKONG-2

8 Xhiro me tram

Edhe pse 113-vjeçar, sistemi publik i transportit me tram, i njohur nga vendasit si ding ding për shkak të tingullit të tij, është edhe sot e kësaj dite një prej mjeteve të transportit publik më të përdorura. Nëse merrni tramin nga Wan Chai dhe gjeni një vend për t’u ulur pranë dritares, ju do të shikoni disa prej peizazheve më të bukura të Hong-Kongut përgjatë asaj rruge. Ju mund të ndaloni në Causeway Bay ku ndodhet një prej qendrave tregtare më të mëdha në vend ose në rrugën 53E Paterson ku mund të gjeni disa prej dyqaneve me markat më të njohura të veshjeve.

trams-in-central

9 Një pasdite në Arkivën e Filmave

Arkiva e filmave në Sai Wan Ho ju ofron mundësinë për të parë disa nga filmat më të vjetër që nga ata të viteve 1970 e deri tek ata më të fundit.

film archive

10 Kërkoni 001-shin

Ky mbase është një prej lokaleve më të fshehur në Hong-Kong sepse nuk ka asnjë mbishkrim dallues. Për ta gjetur ju duhet të pyesni banorët e zonës, të cilët edhe vetë ka mundësi që të mos e njohin. Ky lokal është i arreduar me mobilie antike dhe klasike dhe është i hapur për të gjithë vizitorët që e gjejnë. Nëse e vizitoni nuk mund të lini pa provuar martinin ‘Earl Grey’.

001-4

IMG_5668-1600x2400

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz