Fuqizimi i punonjësit tuaj për të marrë vendime rreth rritjes së biznesitkërkon shumë besim dhe disa udhëzime.
A ndikon ky vendim që kompania të jetë më frytdhënëse?
Në fillim, mes dhe në fund të çdo dite, ju jeni në biznes për të fituar para. Ndërsa ju mund dhe duhet të keni objektivë përveç fitimeve, punonjësit tuaj nuk mund të shkëputen nga përgjegjësia e tyre primare- të mbrojnë interesat fiskale të kompanisë. Nëse një vendim nuk nxit profitabilitet, atëherë punonjësi duhet ta braktisë atë apo të ripunojë derisa sat a bëjë realitet.
Duke vënë autoritetin në kontekst dhe duke pajisur punonjësit tuaj me mjetet për të marrë vendime të mira, ju po ndërmerrni hapa drejt lulëzimit, rritjes dhe suksesit të vetes dhe kompanisë suaj.
A përputhet ky vendim me kulturën e kompanisë sonë?
Uniciteti juaj është ai që ju dallon nga të gjithë konkurrentët tuaj. Nëse një vendim kërkon një ndryshim rrënjësor në të menduar që nuk korrenspondon me dinamikën apo vlerat e kompanisë suaj, atëherë kjo nuk është një ide e mirë. Në qoftë se punonjësi juaj mund të zhvillojë një plan që e sjell vendimin në linjë me kulturën e kompanisë, atëherë ia vlen të procedoni më tej. Nëse kjo nuk ndodh, ju duhet të merrni në konsideratë të abandononi idenë në mënyrë që të ruani vlerat tuaja bazë…
A përfitojnë nga ky vendim klientët tanë më të mirë?
Edhe në qoftë se vendimi ka kuptim financiar, dhe madje edhe në qoftë se një vendim i përshtatet kulturës suaj unike, në qoftë se nuk ka asnjë përfitim për konsumatorët-ose më keq akoma, në qoftë se ka regres në kënaqësinë e konsumatorëve- atëherë gjithcka është e kot. Konsumatorët janë thelbi i biznesit tuaj. Ata i mbajnë dritat ndezur dhe paguajnë stafin tuaj.
Nëse një vendim nuk do të rezultojë në një përvojë më të mirë të konsumatorëve, atëherë nuk mund të jetë kurrsesi një vendim i mirë.