Klubet më të mëdha të futbollit në vend po bëhen, me vonesë, gjithnjë e më metodike
Për të gjithë fansat e pasionuar, klubet italiane të futbollit “luftojnë” për të bërë fitime…
Në vitet 1990, Seria A e Italisë ishte më e shkëlqyera dhe me profil të lartë, mes pesë ligave kryesore të futbollit europian. Që atëherë, ka rënë, në aspektin e të ardhurave, nga e dyta nëvend të katërt në listë…
Në këtë vit që është konsideruar si Liga e “Parave” të Futbollit, Deloitte, një firmë konsulente, kapublikuar më 22 janar, se tre nga katër klubet italiane janënë Listën e Top 20qënë mbarë botën, ka rënë me të paktën një pozicion. Megjithatë, ka shenja të një kthese në fatin e klubeve…
Liga italiane ka rënë, prapa “shokëve” të tij, pjesërisht nga vetëkënaqësitë e zotëruesve të këtyre klubeve.Manjatët i kanë trajtuar ato si asete trofe, më shumë sesa biznese. Klubet pësuan humbje kronike, patën skandalekorrupsioni dhe stadiumet e tyre u lanë të “kalben”. Por rënia e qëndrueshme ekonomike e Italisë dhe prezantimi nga UEFA, organi qeverisës i futbollit europiantë rregullave për të ndaluar klubet tëshpenzojnë më shumë se sa ata zakonisht fitojnë, ka qenë njëndër arsyet kryesore se pse një numër i konsiderueshëm i klubeve kanë ndryshuar drejtimin. Investitorët e huaj janë duke e menduar hyrjen në to…
Për ata që kërkojnë të kthehen në rrethin e financave të një klubi, një nga detyrat më të rëndësishme është të arrihet marrja e ndeshjeve ditore, të cilat përbëjnë 11% të të ardhurave totale në Serinë A, në krahasim me 23% në të dy Premier League Angleze dhe Bundesligën Gjermane. Kjo do të thotë të përmirësosh përvojën e ndeshjeve ditore. Megjithatë, pak klube italiane zotërojnëstadiumet e tyre ku ata luajnë dhe ndryshe nga Britania dhe Gjermania, ku inkurajimi zyrtar dhe stimujt kanë çuar në stadiume që vijnëduke u përmirësuar, ato italiane kryesisht kanë mbetur në gjendje të dobët.
Ka një shumë të madhe parash që vjen nga televizionet; shuma që transmetuesit paguajnë për të dhënë ndeshjet e futbollit italian, është e dyta krahasuar me atë në Angli. Megjithatë, klubeve italiane u mungojnë disa truke të tjera. Për shembull, ata nuk fitojnë shumë nga dhënia me qira e vendeve VIP në ditët e ndeshjes: biznesmenët italianë kanë tendencë për të marrë klientët për darkë apo opera; edhe për t’i bindur ata për t’i sjellë në ndeshjet e futbollit, këto mënyra do të duhet të përmirësohen. Gjithashtu, ndryshe nga klubet më të mira të Anglisë, ato italiane, nuk kanë qenë të mira “për të mashtruar” tifozët e tyre në blerjen e shiritave të shtrenjtë të ekipit.
Por batica mund të kthehet shpejt… Performuesi kryesor i Italisë mbetet Juventusi, në pronësi të familjes Agnelli, paraardhësit e të cilit themeluan edhe Fiat-in.Klubi me bazë në Torino hapi një stadium të ri, me 41.000 kapacitete qënë 2011; që atëherëka trefishuar të ardhurat e tij me ndeshjet ditore. Dy ekipet e tjera, Sassuolo dhe Udinese, kanë nisur riorganizimin e stadiumeve të tyre dhe AS Roma ka në plan të ndërtojë vetë një stadium të ri, në periferi të qytetit të “përjetshëm”.
Po bëhen përpjekje për të fituar më shumë nga burimet e huaja. Gjatë pesë viteve të fundit të Super Kupës,ndeshjet që çelën sezonin, kanë luajtur tri herë në Kinë dhe një herë në Katar. AS Roma u ble nga një grup investitorësh amerikanë në 2011, që arritën edhe një sponsorizim (dhe pajisje) dhjetëvjeçar me Nike. Në 2013, Erick Thohir, një biznesmen indonezian, mori 70% të Interit, duke sjellënjë tufë ekzekutivësh të huaj për të rritur markën globalisht: e 280 milionë tifozëve të Interit, 60% nga të cilët jetojnë në Azi, përfshirë edhe 18 milionë në Indonezi.
Harry Philp nga Portland Advisers, një firmë konsulence që këshillon në infrastrukturën sportive, parashikon se shumë nga ekipet e futbollit italian së shpejti do të mund të mirëpresin investitorët e huaj. Ekspertiza e tyre në drejtimin e një biznesi fitimprurës do të jetë e mirëpritur, po aq sa edhe paratë e tyre.