Futbolli gjerman është rritur dhe këtë e vërtetojnë edhe raportet mbi kampionatet profesionale për sezonin 2016/2017.
Ky ka qenë një sezon pozitiv nga pikëpamja ekonomike, pasi fitimet e gjeneruara për 36 ekipet e Bundesligës dhe Bundesligës 2 janë rritur përsëri për të tretin vit radhazi, duke tejkaluar për herë të parë shifrën 4 miliardë euro.
Fitimet për sezonin 2016/2017, në rritje me 4.2%
Krahasuar me sezonin 2015/2016, të ardhurat për sezonin 2016/2017 janë rritur me 4.2% në 4.01 miliardë euro. Në prezantimin e “DFL 2018 Report”, CEO i DFL, Christian Seifert, nënvizoi se të ardhurat vetëm për Bundesligën arritën 3.37 miliardë euro, me një rritje 4% krahasuar me sezonin 2015/2016 (3.24 miliardë) dhe tre herë më shumë se shifra e regjistruar në sezonin 2003/2004 (1.09 miliardë euro). 14 nga 18 klubet e Bundesligës patën të ardhura mbi 100 milionë euro.
Edhe të ardhurat e 18 klubeve të Bundeligës 2 u rritën edhe një herë në total. Në sezonin 2016/17 u vendos një rekord i ri, 635,2 milionë euro, në rritje me 4,4% krahasuar me 608,3 milionë euro në sezonin 2015/2016.