Me transferimin te Juventus të Cristiano Ronaldo dhe blerjeve të mëdha në merkato që përfshinë klubin bardhezi dhe Milanin, që tashmë drejtohet nga Fondi Elliott, ndryshon edhe klasifikimi i futbollistëve më të paguar në Serinë A.
Nëse në sezonin 2017-2018, klasifikimi dominohej nga Gonzalo Higuain, të cilit Juventus i garantonte një pagë neto prej 7,5 milionë eurosh, dhe nga Leonardo Bonucci, i cili te Milan, që drejtohej nga Yonghong Li, fitonte sa Pipita, në krye të klasifikimit të ri për sezonin 2018-2019 qëndron CR7, i cili me 30 milionë euro në sezon, është bërë futbollisti më i paguar i të gjitha kohërave në Serinë A.
Edhe pse ka humbur kryesimin e klasifikimit, Higuain nuk mund të qahet. Me transferimin e tij tek Milan, paga e tij është rritur në 10 milionë euro.
Në vend të tretë të klasifikimit të futbollistëve më të paguar të Serisë A në sezonin 2018 – 2019 është Paulo Dybala. Lojtari argjentinas i cili luan te Juventus, falë rinovimit të kontratës të firmosur në fund të sezonit 2016-2017, fiton 7,5 milionë euro.
Pas tij janë portieri i Milan, Gigio Donnaruma dhe braziliani Douglas Costa i cili luan te Juventus. Paga neto e të dy lojtarëve është rreth 6 milionë euro në sezon.
Në vendin e pestë të klasifikimit të futbollistëve më të paguar të Serisë A për sezonin 2018-2019 është Leonardo Bonucci. Në aventurën e re te Juve, Leonardo Bonucci fiton 5,5 milionë euro në krahasim me 7,5 milionë te Milan.
Në klasifikimin e lojtarëve më të paguar të Serisë A, në vend të gjashtë gjejmë kapitenin e Inter, Mauro Icardi. Në sezonin e kaluar, argjentinasi fitonte 4,7 milionë plus 800 mijë si bonus për çdo gol të shënuar. Në sezonin 2018 – 2019, paga e tij do të rritet në 4,9 milionë, të cilave do t’u shtohet edhe një bonus i barabartë me 10% të pagës për pjesëmarrjen në fazën e grupeve në Champions, për një total prej 5,4 milionë eurosh.
Në vendin e shtatë të klasifikimit të futbollistëve më të paguar është një tjetër blerje gjatë merkatos verore, mesfushori gjerman me origjinë turke i Juventus, Emre Can, paga neto e të cilit është rreth 5 milionë euro në sezon.
Në vendin e tetë, të nëntë dhe të dhjetë, me të njëjtën pagë neto, renditen sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, mesfushori i Juventus, Miralem Pjanic, dhe blerja e re e Inter, Radja Nainggolan.
Lojtari | Klubi | Paga neto / mln euro |
Cristiano Ronaldo | Juventus | 30,00 |
Gonzalo Higuain | Milan | 10,00 |
Paulo Dybala | Juventus | 7,50 |
Gianluigi Donnarumma | Milan | 6,00 |
Douglas Costa | Juventus | 6,00 |
Leonardo Bonuçi | Juventus | 5,50 |
Mauro Icardi | Inter | 5,40 |
Emre Can | Juventus | 5,00 |
Miralem Pjanic | Juventus | 4,50 |
Edin Dzeko | Roma | 4,50 |
Radja Nainggolan | Inter | 4,50 |
Stefan De Vrij | Inter | 4,10 |
Ivan Perisic | Inter | 4,00 |
Sami Khedira | Juventus | 4,00 |
Javier Pastore | Roma | 4,00 |