Ai kishte ijet e një gruaje, dhëmbët të dalë për jashtë, një këmbë të shtrembër që e detyronte të ecte me shkop dhe tani fytyra e tij është e dukshme për të gjithë në sajë të një rindërtimi bërë të mundur nga autopsia virtuale kryer në mumjen e atij, faraonit të dymbëdhjetë të mbretërisë së re të Egjiptit, të njohur si faraoni djalë. Një tjetër zbulim Interesant: ishte product i incestit. Prindërit e Tutankhamun ishin në fakt vëlla e motër. Rezultati i autopsisë dëshmohet shkatërrues:nga maskat e arit të Faraonit, imazhi që i është servirur gjithmonë botës, është ai i një personazhi të bukur dhe madhështor.
Por në realitet ishte shumë më ndryshe: e konfirmojnë dy mijë skanimet e mumjes dhe analiza e kujdesshme gjenetike kryer ndaj familjes së tij.
Historia e vërtetë përtej legjendës
Janë pikërisht prindërit shkaku i zhbalancimeve hormonale të Faraonit dhe të vdekjes së tij të parakohshme, që nuk ndodhi për arsye aksidenti sikundër është supozuar shpesh, por për shkak të një sëmundje të trashëguar. Fama e tij është e lidhur me zbulimin e varrit të tij, praktikisht i paprekur, zbuluar në nëntor 1922 nga puna e ekspeditës së udhëhequr nga Hoëard Carter dhe subvencionuar nga George Herbert, kont i Carnarvon.