G7, mundësia e vetme për të kuptuar se ç’po ndodh

18/05/2017 2:07 PM 0 komente

Politika e jashtme amerikane në sektorë të ndryshëm nuk është aspak e qartë edhe për shumë vende të Bashkimit Europian. Nuk dihet ende as pozicioni që do të ketë SHBA-ja mbi Afrikën. Vetëm G7 do të na krijojë mundësinë për ta kuptuar më mirë këtë situatë dhe se cila do të jetë politika që Presidenti Trump do të ndjekë në shumë drejtime, u shpreh në një intervistë për ANSA-n, ambasadorja gjermane në Francë, Susanne Marianne Wasum-Rainer. Ajo vijoi se Takimi i G7 nuk përqendrohet vetëm në marrëdhëniet SHBA-BE, por ofron mundësi për takime bilaterale, dhe kjo e fundit është një prej qëllimeve kryesore të takimit të këtij viti.

Pyetjes në lidhje me marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermanisë, ajo iu shpreh se, boshti gjermano-francez është shumë i rëndësishëm për BE-në. Pa një marrëveshje të mirëfilltë midis Gjermanisë dhe Francës, BE-ja nuk mund të ketë kurrë progres. Por kjo nuk përjashton edhe përfshirjen e shteteve të tjera, si p.sh. marrëveshja e mundshme me Italinë, vazhdoi me tej Susanne Marianne Wasum-Rainer. Edhe pse për shumë bashkëpunimi Francë – Gjermani mund të ngjallë dyshime dhe të shkaktojë frika të ndryshme, ai është një ndër më të rëndësishmit për përparimin e BE-së, duke qenë se këto shtete janë edhe dy prej më të mëdhave të BE-së, përfundoi ajo.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz