Kompania e prodhimit të smartphone Samsung ka ndalur së shituri Galaxy Note 7, telefonin e sapoprezantuar në treg.
Kompania e ndërmori këtë veprim si përgjigje ndaj rasteve të raportuara së fundmi për problemet me Galaxy Note7. Pasi kreu një investigim të plotë, Samsung raporton se gjeti një problem me baterinë.
Deri më 1 Shtator 2016, janë raportuar 35 raste të raportuara në gjithë botën dhe aktualisht „ne po drejtojmë një inspektim të plotë me furnitorët tanë për të identifikuar në treg bateri që mund të jenë të ndikuar nga ky problem”.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo mund të sjellë një situate jo konveniente në treg, por po e bëjmë për t’u siguruar që Samsung të vazhdojë të shpërndajë produktet me cilësinë më të lartë për klientët tanë“, tha kompania në një deklaratë për shtyp.