Një smartphone që mund të cilësohet “më i miri në botë”. Numri një i divizionit të komunikimeve në kompaninë Samsung, JK Shin, prezantoi Galaxy S III, majën e produkteve të shtëpisë koreane. Por, a është vërtet telefoni më i mirë në botë? Sigurisht, që është një produkt që pozicionohet në fashën e lartë të sektorit dhe ofron një seri karakteristikash me të vërtetë të mira. Një telefon që synon të sfidojë drejtpërsëdrejti iPhone5, që pritet të mbërrijë në vjeshtë.
Samsung, sponsor teknik i Lojërave Olimpike në Londër, bëri një prezantim në avancë me këtë ofertë të re, e cila do të hidhet në treg në fund të muajit maj në Europë.
Për sa i takon karakteristikave kryesore teknike, ende nuk dihet shumë megjithatë bie në sy ekrani 4.8 polësh Super Amoled, me definicion të lartë, kamera dixhitale 8.0 megapiksel (fotokamera ballore 1.9 Mp), moduli Nfc për pagesat elektronike, si dhe memoria e disponueshme 16, 32 e 64 Gb (e që mund të zgjerohet deri në 64 Gbyte, falë kartës së memories).
Gjithçka bëhet e mundur falë sistemit operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich dhe procesorit me katër tru “Exynos 4 Quad” i bazuar në arkitekturën Arm Cortex A9.
Për Galaxy S III mund të theksohet fakti që bën një hap më tej në dizajn, por edhe në përmasa. Do të jetë i gjerë 8.6 milimetra dhe do të peshojë 133 gramë. Samsung propozon karikues pa kabllo për bateri 2100 mH që lejon pavarësi më të madhe edhe nga procesori. Ana e fortë e Galaxy S III nuk duhet të shihet te forma apo tek atributet e programeve, por tek eksperienca e përdorimit. Nuk është rastësi që platforma e këtij aparati prezantohet me dedikimin “e dizenjuar për humanët”. Me këtë qëllim janë krijuar edhe funksionet e tjera të njohjes së gjesteve dhe fytyrave. Për sa i përket së dytës, përdoruesi njihet falë kamerës ballore dhe aparati është i programuar të mbajë ekranin dhe modalitetet në një nivel të caktuar. Nga telefoni mund të transmetoni pa kabllo imazhe dhe video te televizori i shtëpisë ose me një aparat tjetër Galaxy. Mund të arkivoni përmbajtje deri në 50 Gb.
Të mirat: Ana e fortë e Galaxy S III nuk duhet të shihet te forma apo tek atributet e programeve, por tek eksperienca e përdorimit.
Të këqijat: Nuk janë evidentuar ende.
Të përgjithshme: Për Galaxy S III mund të theksohet fakti që bën një hap më tej në dizajn, por edhe në përmasa. Do të jetë i gjerë 8.6 milimetra dhe do të peshojë 133 gramë.
Çmimi: 650-700 euro