Galaxy XCover 4, smartphone i pathyeshëm

07/03/2017 12:59 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Samsung 1

Smartphone-t janë mjaft delikatë. Mjafton një rënie aksidentale për të shkatërruar një pajisje të cilën e keni paguar qindra euro. Kjo vlen veçanërisht për ata që punojnë në kushte ekstreme. Por Samsung vjen me një ide të re: Galaxy XCover 4, një smartphone i pathyeshëm.

Ky telefon është në gjendje t’i rezistojë jo vetëm goditjeve të forta, ujit dhe pluhurit, falë certifikimit MIL-STD 810G, pajisja është në gjendje t’i rezistojë edhe temperaturave të larta dhe rrezatimit diellor.

Galaxy XCover 4 ka ekran HD 4,99 inç me rezolucion 720 x 1.280 piksel dhe 2 GB RAM. Do të ketë të integruar procesorin e ri quad-core 1.4 Ghz të Samsung: l’Exynos 7570. Sa u përket karakteristikave të brendshme do të ketë memorie 16 GB, e cila mund të zgjerohet deri në 256GB nëpërmjet microSD.

Samsung 2

Sa i përket sektorit fotografik, Galaxy XCover 4 ka karakteristika interesante: 13 megapiksel për kamerën e pasme dhe 5 megapiksel për kamerën ballore. Bateria është 2.800 mAh dhe ka një portë USB standard për karikimin.

fotocamera

Samsung është treguar e kujdesshme edhe sa i përket sigurisë. Smartphone do të ketë të instaluar Samsung Knox 2.7. Asnjë surprizë në lidhje me sistemin operativ i cili do të ketë Android Nougat 7.0.

Samsung Galaxy XCover 4 u prezantua në Kongresin Botëror të Celularëve 2017, që u mbajt në Barcelonë dhe do të dalë në shitje në mes të prillit. Çmimi: 259 euro.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz